Sinan Hoxha do të bëhet baba?

Intervista - - JAVA VIP -

Pikërisht kjo foto e këngëtarit Sinan Hoxha me të fejuarën e tij Andrra, ka lënë vend që të përhapeshin zëra se ai mund të jetë në pritje për t’u bërë baba. Fotoja që po shihni është realizuar në Itali dhe nga mënyra si këngëtari i ka vënë dorën në bark të fejuarës së tij, Andrrës, lë të kuptohet se ajo mund të jetë shtatzënë. Megjithatë, ky ende është thjesht një hamendësim sepse vetë Sinani nuk ka bërë asgjë publike, as e ka pohuar dhe as e ka mohuar diçka të tillë. Në fakt, nuk do të ishte çudi të ishte kështu, për më tepër që ky duket të jetë një sezon i mbarë bebesh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.