Stresi: Nuk jam pajtuar me Noizyn!

Intervista - - JAVA VIP -

Ka qenë Stresi ai që ka nxituar të përgënjeshtrojë një lajm që po qarkullon goxha nëpër rrjete sociale këto ditë. Në lajm thuhej se dyshja e cila ka kaluar kohë të gjatë në “luftë”, duket se i ka qetësuar gjakrat. Si Noizy, ashtu edhe Stresi, kanë hequr dorë nga këngët e mbushura me mllef dhe ofendime drejtuar njëri - tjetrit. Shkak për publikimin e këtij lajmi ka qenë një interv- istë e Stresit, në të cilën është shprehur për Noizyn “Djali ka talent dhe keq me ia humb”, madje zëra thonë se mes tyre mund të pritej edhe një bashkëpunim. Megjithatë, ka qenë reperi nga Tropoja ai që u ka dhënë fund këtyre fjalëve duke thënë se lajmi nuk është aspak i vërtetë. Nga kjo kuptojmë se do të kemi ende lajme nga fronti i “luftës” Stresi - Noizy.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.