Rovena Stefa bëhet gati për klipin e ri; i futet palestrës…

Intervista - - JAVA VIP -

Këngëtarja Rovena Stefa, vetëm para disa ditësh, festoi ditëlindjen e saj në njërin prej restoranteve më në zë të kryeqyetit, e rrethuar nga familjarë dhe miq të saj. Si duket, aty, Rovena, e ndjerë mirë në vëmendjen e të gjithëve, ka menduar t’i rikthehet edhe vëmendjes së publikut, duke realizuar një klip të ri. Edhe pse pa asnjë detaj të mundshëm rreth këngës së re, duket qartë se ajo i është futur palestrës për të sjellë në formë trupin e saj, duke u përgatitur kështu për klipin e radhës. “Trupi gati për video”, ka thënë Rovena me këtë foto, duke na treguar se është gati t’i futet punës për xhirimet. Nga fotoja e paramendojmë se bëhet fjalë për ndonjë klip shumë seksi, sepse... ne jemi mësuar tashmë me Rovenën!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.