Tërmetet më të fuqishëm në 4000 vjet

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Megjithëse planeti ynë lëkundet disa miliona herë çdo vit, shumica e këtyre tërmeteve kalojnë pa u ndjerë. Qendra amerikane e informacionit mbi tërmetet regjistron vetëm afro 50 lëkundje në ditë, shumica me një madhësi nën 5 ballë të shkallës Rihter. Agjencia amerikane e vrojtimit oqeanik dhe atmosferik, ka përcak- tuar se cilët ishin tërmetet më të fuqishëm. Në këtë listë figurojnë tërmetet që i përgjigjen njërit prej kritereve të mëposhtëm: Dëmet e shkaktuara janë mbi 1 milionë dollarë, madhësia është mbi 7.5 ballë e shkallës Rihter, lëkundja ka kaluar 10ën në shkallën e Merkalit, ose tërmeti ka shkaktuar një cunami. Gjejmë kështu tërmetet e viteve të fundit: Ai që lëkundi Nepalin para disa ditësh, ai që shkaktoi aksidentin bërthamor në Fukushima, në vitin 2011, ose ai që shkaktoi cunamin në Oqeanin Indian, më 20014-ën. Në hartën e mëposhtme tregohen 5 843 lëkundjet e regjistruara që prej 4 mijë vjetësh, ku ato më të fuqishmet janë shënuar me pika të zeza. Kështu, mësojmë se tërmeti më i lashtë i regjistruar, është ai në Jordani, në vitin 2150 p.e.s, me një madhësi 7.3 ballë, ndërsa më i fuqishmi, është ai i vitit 1960 në Kili, prej 9.52 ballësh. Ndërkohë, tërmeti më vdekjeprurës ishte ai që ka ndodhur në Kinë, në vitin 1556, me fuqi 8 ballë, nga i cili gjetën vdekjen 830 mijë vetë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.