Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

NËN TËNDEN ÇADËR

Sa herë të kam parë tek ecën në shi, kokën të strukur nën çadër, sytë në pellgje uji zhytur, sikur diçka, aty të kesh humbur, një rreze dielli si kometë, nga larg të kam nisur, diell nga i shpirtit tim, për të ndricuar paksa tëndin shpirt. Sa herë të kam parë të vetmuar në shi, kokën tek rrotulloje, dikë kërkoje me sy, ti nuk e dije, unë isha aty, si hije të jam afruar, shtrënguar në tëndin krah, ti i vetëm në çadër, unë isha me ty. Ndoshta... as nuk e ke kuptuar, kur çadrën ke mbyllur, kur në ndonjë bar ke hyrë, a kur je kthyer në shtëpi, që njëri krah yti nuk ishte i lagur, madje i ngrohtë ishte, ai krah ku isha unë, i ngrohtë, i palagur, ndoshta është edhe tani, por nuk jam unë aty. Çadra jote, tepër e vogël, nuk na mbronte dot të dy, unë u laga, u ftoha, veten harrova, duke u kujdesur për ty, por ti... asnjëherë nuk e vure re që unë isha aty. Sot të shoh përsëri, tek ecën në shi, nën po atë çadër, por pa mua, kujdesu për veten, për veten duhet të kujdesem edhe unë tani. Nën tënden çadër, ti nuk e di, ke qenë shpesh me mua, sa herë binte shi, ndërsa në çadrën time nuk ke qenë, asnjëherë ti...

Aida Previzi

“Po Zoti”...

Familjen ma dha Zoti nuk e zgjodha unë, Vëllain ma mori po Zoti se e deshi më shumë. Dhe Zoti qau që të gjithë e panë Të mirin e merr Zoti përsëri e thanë Vëllain ma dha Zoti po Zoti ma mori Në mosh të re e humbi jetën i gjori... S’i kam shkruar unë Ka shkruar për të edhe Zoti Shkrime që nuk janë kot së koti Por Zoti gjithçka krijoi Ndaj po Zoti pranë vetes e mori! Kam disa kohë me ty njohur Nuk di si erdhe këtu tek unë Pa ardhur ti isha i ftohur Ndërsa tani i ngrohur shumë.

Fiqerete Dervishi

Mëkatoj duke e ditur

Flasim me gjuhë mesazherësh Me kode të gjetura nga vetë ne Të zgjodha ty mes shumë të tjerësh Se je e bukur dhe shumë e re. Më jep një grusht rini dhe mua Në mundsh një grusht dhe bukuri Të kem një moshë me ty unë dua Të rend sërish për dashuri. Nuk paska moshë më të bukur Ende pa mbushur njëzet vjeç Kur mbi çdo lule qëndron një flutur Të rrallë janë që rrinë veç. Të dua pranë sepse më zgjove Një ndjenjë që lidhur kisha në zemër Erdhe papritur dhe më kujtove Se çfarë magjie vjen me një femër Ti s’më jep dot nga vetja nur Por pak rini mund të ma japësh Sepse një shpirt nuk plaket kurrë Për dashurinë portat t’ia hapësh Nëse të dua kështu papritur Ti mos u tremb se nuk është krim

Në emër të dashurisë

Me thonjtë e mi, Kërkoj t’ia nxjerr sytë Këtij realiteti të ndyrë... Dua të qëlloj Mbi shpirtrat katilë! T’i djeg e t’i flak përjetësisht Në autostraden e vdekjes Gënjeshtarët, fodullët Hajdutët, shfrytëzuesit, përdhunuesit E së fundmi, me një pishtar në dorë, T’ia vë flaken kësaj bote të çmendur Në emër të dashurisë!

Alban Arapi

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.