TÇJKJEA TRIN

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam një kushëri, djalin e tezes, që vetëm i tillë nuk mund të quhet. Ai më dërgon letra dashurie prej 2 vjetësh tashmë. Edhe kur lidhem me ndonjë çun, e gjen mënyrën e më ndan nga ai. Më është bërë ankth. Është e tmerrshme! Ai më thotë që më dashuron marrëzisht, megjithëse i them: “Thirri mendjes, të kam gjakun e familjes!”. Më thoni, si të veproj, të flas me vëllezërit për këtë gjë, apo të mos e hap si muhabet? Kam frikë edhe nga vëllezërit se do ta mbysin fare... Çfarë të bëj?

- E para, fajin e ke ti se do t’i kesh dhënë ndonjë shkak kushëririt, e dyta, kushëriri yt që s’mbushka. Pastaj, më duket se të pëlqeka ty kjo gjë, se të ishe e mirë ti, ia kishe plas që në fillim dhe sot nuk do të shkruaje aspak te gazeta. Suada Suada

- Muhabet kot. Jam dakord me Suadën. Halit Daliu

- Mos është kopil djali i tezes, lale! Po pse, ka pak goca të tjera?! Ai qenka legen. Bledi Haka

- Thirri mendjes moj vajzë, e ke gjakun tënd. Përplasja në fytyrë ose tregoju prindërve e tezes sa nuk është vonë. Pse ke frikë? Asia Lajla

- Thuaju vëllezërve ta kapin dhe t’i thonë të mos dërgojë letra. Punime Artistike Hoxhallari - Na hapet barkun. Bani Alta - Po, edhe une e mbeshtes plotesisht Suaden sepse ti i ke lene shkak vetes qe ne fillim dhe tani vetem ti mund ta zgjidhesh ate problem, askush tjeter. Kostas Viska

- Pse, akoma shkruhen letra dashurie? Ina Parajsa

- Gjej menyren dhe largoje ti, mos bëj gabim te ngatërrosh vellezerit me këto budallallëqet e tua, thirri mendjes. Niki Nikoleta

- S’i kuptoj keto femrat qe flasin ne kete menyre... Meshkuj debila ka plot qe te ngjiten pas dhe s’ka dreq qe i largon (pa u dhene asnje shkak), po ky kushëriri qenka i semure... Flit me vellezerit se me vone do mendojne edhe ata qe gënjeva nga ai person shumë. Prandaj dhe kur na lindin ndjenja për një person me shikim të parë, duhet të matemi shumë dhe të mos e japim veten tonë pa e ditur se kush është tjetri. Nisjeta.

- A ju ka ngelur ndonjë peng nga e kaluara? Xhelozja e Nardit.

- Po ç’të themi tani, mi goce? Kam bërë një gabim para 17 vjetësh dhe tani po e vuaj më shumë se kurrë. Nuk mund të them se çfarë kam bërë, por Zoti të dënon për çdo gjest që bën në këtë jetë. po i jep shkak ti. Te uroj fat. Kukla Ju

- Fol me familjen, por me pare thuaji kusheririt per vendimin qe ke marre. Toni Psikologu

- Ik moj qelbesire me gjithë atë palacon tjeter! Qysh nuk te vjen turp qe e diskuton! Thuaji kushëririt “ka kush e punon aren time, mos u bej merak”. Luan Mucaj

- Po ai qenka maskara! Kushëri e quan ti ate? Po kusheriri i pare, quhet vella! Ilirjana Duva

- Po nuk lypi buça, qente nuk lehin, por edhe ai çun qenka nje pedo! Edi Sede

- Na mërzitet me këto... Fatos

- Cili ka qenë thashethemi më i fundit që keni dëgjuar për veten tuaj dhe si keni reaguar? Xhelozja e Nardit.

- Kur më bie në veshin tim një thashethem që është folur pas shpinës sime, reagimi im është: Ta çoj në djall. Nuk më intereson një person që flet pas shpine, nuk merrem fare me të. Elle.

- Nëse shikoni që i dashuri juaj e ka mendjen akoma tek ishe dashura, si do të vepronit? Lola.

- Do i këpusja veshët hahahaha. Po çfarë mund të bësh kur tjetri ka ngelur akoma tek ish e dashura apo i dashuri. Do të thotë që nuk është për ty dhe lëre të vazhdojë ku të dojë. Të merrem me një person që akoma s’ka ecur në jetë? Po jo mo njerëz, jeta është shumë e shkurtër që ta shkoj dëm për askënd në botë. Leta.

- Po këta veterinerët në Shqipëri pse nuk u bëjnë operacion maceve dhe qenve që të mos lindin kotele dhe qenushë të vegjël si në Evropë e që ne të mos detyrohemi t’i hedhim poshtë se s’kemi as zemër e na vret Zoti dhe vetja jonë më shumë? Osmani.

- Përse nuk bën ti një shoqatë bashkë me miqtë e tu dhe nga dita në ditë mund të të ndihmojnë edhe të tjerë? Jemi të gjithë me mendimin që duhet të respektohet edhe buburreci, se Zoti të gjitha i ka sjellë për një qëllim. Vetë ne e kemi në dorë jetën e tyre, mos prit nga të tjerët, por fillo nga vetja. Elta.

- A keni ndonjë person të veçantë në jetën tuaj? Xhelozja e Lalit.

- Personi më i veçantë në jetën time është shoqja ime që jeton jashtë atdheut. Edhe pse jemi larg me kilometra të tërë, për mua është në çdo sekondë të jetës sime aty, mbështetja ime. Kam motra dhe vëllezër, por ajo që ndjej për këtë person nuk matet me asgjë. Stu- Shahini

- Vizitoje te doktori. Artigon Tartari

- Po mire ti je gje e goditur nga truri, po si e diskuton kete muhabet! Po kushëriri i parë eshte vella! Merr nje dru e silli mendjen ne vend legenit! Manush Cekaj

- Po i dhe rendesi nje njeriu imoral, që vetem kusheri s’mund te quhet, imagjino si do dukeshe ne sytë e njerezve. Me vjen keq qe ke aritur ne piken te kerkosh mendimin e njerezve, nderkohë që as duhet ta mendosh nje lidhje te tillë... Vetëm qeni shkon brenda races se vet. Idari Dedgjoni

- Çfarë shijesh keni për femrat, ato të shëndoshat apo të dobëtat? Sajmiri.

- Ka mundësi të kem një femër mesatare me mend në kokë? Ajo ka rëndësi për mua, pashë dhe modelet se si flasin, ku e kanë mëndjen. Pra unë mendoj se femrat mesatare i kanë të gjitha, seksin dashurinë dhe mëndjen në kokë. Besi.

- Si do të reagonit nëse motra ju lyp borxh lekë herë pas here dhe nuk i kthen asnjëherë? X vajzë.

- Po të më ndodhte një gjë e tillë, atë që do bëja do e merrja dhe do shkoja në gjëndjen civile dhe ta regjistroja mbi emrin tim që të kem një fitim nga shteti, të marr asistencën e saj të paktën hahaha. Po kur të bën motra një gjë të tillë, ajo nuk është motër, por shfrytëzuese për ty dhe, më falni pak, por nuk do e lejoja më në jetën time, edhe pse motër. Arditi.

- Si përpiqeni ta qetësoni të dashurin apo të dashurën tuaj kur është nervoz? Dolçe baci.

- Po jem në mes të shoqërisë dhe ta shikoja se është bërë nervoz, do ta merrja dhe do iknim nga aty, por duhet të jemi shumë të kujdesshëm me mënyrën, sepse kur tjetri është i nervozuar, e ka të vështirë të kuptojë të tjerët. Pra, mënyra si të sillemi është, që kur tjetri është i rrëmbyer, zëri ynë duhet të jetë shumë i ulët dhe të flasim sa më avash që t’i tërheqësh vëmendjen me qetësinë tënde. Elle.

- Si e shihni veten tuaj pas 10 vjetësh? Dolce Baci.

- Pasi pashë këto vitet e fundit të jetës sime, që nuk po më ecën asgjë, kam frikë të ëndërroj se si mund të jem pas 10 vjetësh. Dua dhe lutem në radhë të parë të jem mirë nga shëndeti, dhe çtë dojë të ndodhë. Po të kemi shëndetin çdo gjë realizohet, herët apo vonë, kështu që nuk më intereson ku do jem dhe më kë do jem. Berti.

- A mund të të bëhet njerku baba? Laura.

- Sigurisht që nuk mund të bëhet kurrë, por ka nga ata njerk që e kanë rritur fëmijën sikur të ishte babai i vërtetë. Prandaj thonë që prind nuk është ai që të lind, por ai që të rrit. Bashkimi.

- Pyetja ime është: Kurrë nuk do të...? Vazhdimin e fjalisë plotësojeni ju. Lozonarja.

- Kur jemi në moshë të vogël, zakonisht, fjalën kurrë e përdorim shumë shpesh, por me kalimin e kohës, duke parë që edhe vetë jeta na ka vërtetuar që këtë fjalë nuk duhet ta themi, sepse ashtu të vijnë gjërat dhe thyen fjalën. Pra, kurrë mos thuaj kurrë, them unë. Elle.

- A ju pëlqen bota në të cilën jetoni (jo vetë jeta, as vendi në të cilin jetoni)? Nëse po, përse ju pëlqen? Nëse nuk ju pëlqen, cila është përpjekja minimale që keni bërë ju për ta ndryshuar sadopak atë? Durim Sosuri.

- Jetoj në qytet për shumë vite me radhë dhe ajo që nuk më pëlqen, është që nuk kam një shtëpi në fshat. Do të doja të kisha mundësi të jetoja në gjelbërim. Më mungon ajri i pastër, por kohët e fundit jam lidhur me një grup alpinistësh dhe pothuajse çdo fundjavë ikim dhe marrim malet me këmbë. Flora.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.