IP

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Cili mendoni ju është kandidati më i mirë për Kryetar Bashkie në Tiranë nga ato kandidatura që janë paraqitur gjer tani? Bashkimi.

- Mendoj se Halim Kosova, është më serioz, më duket pozitiv. Pastaj duhet një person që është biznesmen dhe s’ka nevojë për lekë. Koli.

- Kush ju pëlqen më shumë emisioni “Opinion” apo “Zonë e lirë”? Dhe përse? Nardi.

- “Zonë e lirë” më pëlqen më shumë ka më shumë larmi temash, plus ka dhe gallatë, nuk të çmend vetëm me politikë si “Opinion”-i. Komplimentoj gazetarin e “Opinion”-it, por “Zonë e lirë” më duket emision më i kompletuar bashkë me gallatat brenda. Erioni.

- S’e kuptova këtë ngritjen e çmimit të energjisë... Tani, po harxhove shumë paguan më pak dhe po harxhove pak, paguan më shumë? Ju, kuptuat gjë, se na shastisën fare këto ligjet e reja...!? Merita.

- Mos prit të kuptosh gjë Merita, këtu është bërë lëmsh çdo gjë. Po more ndonjë gjë kontrabandë pa e marrë vesh kush, mirë do bësh, se këtu po na rrjepin neve që jemi pa punë dhe nuk po pyesin për ne, atëherë pse të pyesim ne për rregulla? Bardha.

- Nëse merrni vesh që vajza juaj është lesbike, si do vepronit si prind? X Fier.

- Do ta mbyllja brenda për ditë të tëra derisa t’i vinin mendtë në vend. Nuk do ta pranoja kurrë këtë gjë. Zoti e ka dhënë të bashkohen njerëzit me sekse të ndryshme jo të njëjta. Bardha.

- Cili ka qenë mëkati më i madh që keni bërë në dashuri? Dolce Baci

- Çdo ditë bëjmë mëkate, të mëdha apo të vogla, jemi një mëkat i gjallë. Tani ngaqë mundohem të jem i drejtë në jetën time, nuk mund të mbaj mend se cili mund të ishte mëkati më i madh. Ajo që mbaj mend, ishte kur dikur ika nga shtëpia dhe u zura me mamanë. Doni ju që nuk ika dot, sepse isha mësuar ta puthja dhe të më ledhatonte, prandaj dhe u ktheva sërish në shtëpi, mora puthjet dhe ledhatimet e saj e pastaj ika. Ky ka qenë mëkati më i madh për mua, që nuk e harroj kurrë në jetë. Elle.

- Nëse do ta merrnit vesh që partneri ju ka gënjyer për beqarllëkun e tij, si do të vepronit? Jam e fejuar dhe mora vesh se kishte fëmijë, por ishte i divorcuar. S.

- Rëndësi për mua ka që të jetë i divorcuar, se mund të jetë dhe i martuar tjetri dhe të mos tregojë. Pastaj një person që është i divorcuar ka të drejtë të rikrijojë përsëri jetën e tij. Por mir do ishte të thoshte të vërtetën se kush në të vërtetë është. Do mërzitesha po të më gënjente, por dhe do e falja për arsyen se njeriu ka nevojë të jetojë si gjithë të tjerët. Klodjana.

- Si i keni marrëdhëniet me fisin tuaj, a i mbani lidhjet apo janë zbehur? Neta.

- Me fisin nuk i kam mardhëniet dhe aq të ngushta. Jetoj prej vitesh jashtë, dhe tashmë vetë jeta të largon shumë. Jo se më pëlqen kjo gjë, por nuk ke ca ti bësh. Kur vij rrij vetëm tek mami dhe babi se më mungojnë shumë. Janë zbehur shumë. Lina.

- Cili meriton të dënohet me varje në litar, një përdhunues apo një shpërndarës droge? Klara.

- Një përdhunues sepse nuk ka respekt për femrën, është kriminel dhe me zemër të keqe. Një person i tillë as për nënën e vet ska respekt, është lindur nga një femër dhe nuk duhet ta bëjë kurrë një gjë të tillë. Varja është pak për ta. Shpërndaresit e drogës e bëjnë dhe nga halli kur nuk kanë një punë, për të mbajtur familjen. Xhimi.

- A keni menduar se ku do t’i kaloni pushimet e verës, brenda Shqipërisë apo jashtë saj? Xhelozja e Nardit.

- Do më pëlqente shumë ti kaloja në Napoli dhe në ishullin Kapri, ka vite që tashmë i ëndërroj dhe uroj që këtë vit ta realizoj një ëndërr të tillë. Vesa.

- Nëse i dashuri apo e dashura juaj ju tradhton, si do të reagonit? Dolce Baci

- Fatkeqësisht mua më ka ndodhur dhe ato ndjenja që më kapën nuk do t’i harroj kurrë. Nuk paska gjë më të keqe në një lidhje se tradhtia! Në momentin që e mëson se tjetri të tradhton, të duket sikur të hapet toka dhe të përpin në atë moment. Kështu u ndjeva unë kur e mora vesh për të fejuarin tim në atë kohë. Sigurisht që u ndava nga ai dhe sot jam shumë më e lumtur. Nganjëherë jeta të ndihmon dhe mbas çdo goditjeje që të jep, prit edhe një të mirë të madhe. Elle.

- A besoni në dashurinë me shikim të parë? Xhelozja e Nardit.

- Është ndjenja më e bukur, kur bie në dashuri më shikim të parë. Mbase nuk e keni përjetuar, por unë një herë kam rënë në dashuri me shikim të parë, por dhe u zh-

Gerta.

- Cili është këngëtari apo këngëtarja juaj e preferuar? Xhelozja e Nardit.

- Këngëtari im i preferuar është Hulio Iglezias. Ky këngëtar sado vite të kalojnë, ngelet legjendë, si nga zëri, si nga teksti i këngëve, ashtu edhe nga muzika e tij. Këta këngëtarët e rinj nuk këndojnë më këngë të bukura, por këngë që të fitojnë para dhe të bëhen të njohur. Aveniri.

- A mund të na thotë dikush, çfarë bëhet me politikanët tanë se po na marrin në qafë? Edi Gjermani.

- Më duket se ka ardhur koha ta marrë rinia në dorë fuqinë dhe të kërkojë më shumë nga këta politikanë. Vetëm populli mund të ndryshojë të ardhmen, dhe jo politikanët. E keqja është se një pjesë e popullit janë të betuar të jenë demokrat ose socialistë dhe kam frikën se nuk do mund të ndryshojë asgjë më. Elle.

- Sipas jush, pse dashuritë pasionante zgjasin shumë pak? Xhelozja e Nardit.

- Po sigurisht që kanë jetë të shkurtër “dashuritë pasionante” sepse kanë të bëjnë vetëm me seksin dhe kur tjetri ngopet me ty, të hedh si një copë letër të pistë. Prandaj quhen kështu dhe nuk zgjasin shumë, se është vetëm seks. Amarildo.

dentja.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.