A ka të drejtë lejeje qëndrimi në Gjermani?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam një zonjë që i drejtohem rubrikës suaj. Prej disa vitesh kam vajzën të martuar në Gjermani dhe çifti, për probleme pune, ka jetuar në Shqipëri, ndërsa martesa ligjore është bërë në Gjermani. Pas disa vitesh bashkëjetesë, nga fundi i vitit 2013, ata u divorcuan. Edhe zgjidhja e martesës është bërë në Gjermani. Unë dua të di, a ka të drejtë lejeje qëndrimi vajza ime në Gjermani, ndërkohë që ishbashkëshorti rezulton me nënshtetësi gjermane? Pres përgjigjen tuaj. Faleminderit. shkruani, fatkeqësisht, nuk k am shumë informacion. Nëse jetoni këtu, do të ishte mirë të më kontakton i drejtpërsëdrejt që të di më me hollësi se çfarë ka ndodhur. Përndryshe, duhet t’i drejtoheni një avokati në Gjermani për këtë problem. Ai do t’ju japë informacionin e duhur sepse çështja e vajzës suaj ka lidhje më shumë me ligjet gjermane sesa me Shqipërinë. Ju falënderoj shumë.

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tirane.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.