Ç’kuptimkaëndrraime?

Shtatzënë dhe abort

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Jam shtatzënë dhe shoh shumë shpesh të njëjtën ëndërr, sikur kam babain afër meje. Më pas më bëhet sikur e kam abortuar fëmijën dhe babai më ngushëllon e më jep forcë. Më pas e shoh përsëri veten shtatzënë. Ju lutem, më thoni ç’do të thotë, sepse jam shumë e frikësuar.

- Nuk keni pse të frikësoheni sepse vetëm do t’i bëni dëm shëndetit tuaj. Një femër që është shtatzënë sidomos kur e ka shtatzaninë e parë, shikon pak ëndrra të frikshme sepse është në ankth se si do t’i shkojë ajo. Ëndrra juaj pasqyron ankthin, frikën tuaj dhe shqetësimet në lidhje me shtatzaninë. Figura e babait tregon nevojën tuaj për mbështetje, mbrojtje dhe kurajo. Kërkojeni këtë mbështetje te personat tuaj më të afërt, kryesisht te bashkëshorti dhe te familja. Ndajeni frikën me të tjerët, mos e mbani për vete dhe mundohuni të qetësoheni. Ju uroj shtatzani të mbarë! - Përse shoh shumë shpesh numra në ëndrrat e mia? Çdo gjë e shikoj me shifra dhe të mendosh që nuk jam shumë e lidhur pas numrave. Çfarë tre- gon numri 3, për shembull, që e shoh më shpesh? - Nëse nuk ju ka ndodhur në të kaluarën ndonjë ngjarje me datë 3, atëherë ky numër tregon forcën tuaj të brendshme, jetën, kreativitetin dhe vetëbesimin. Treshi i përket triologjisë: e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja; trupi, mendja dhe shpirti. Ëndrra do të thotë se te ju, këto janë të koordinuara shumë mirë. Është gjë pozitive të shikosh numra. Ju jeni pak telepatik dhe keni forcë të madhe shpirtërore.

- Në ëndërr kam parë sikur isha në një vend që nuk e njihja dhe nuk mund t’i hidhja këmbët sepse kishte shumë gjarpërinj, të mëdhenj e të vegjël, të bardhë, të zinj e me ngjyra. Mundohesha të ikja, por ata, përveçse zvarriteshin pas meje, më fluturonin edhe mbi kokë. U zgjova nga sikleti.

- Përveç anës seksuale që simbolizojnë gjarpërinjtë, në rastin tuaj, ata nënkuptojnë edhe shumë persona jo të mirë rreth jush. Ju i keni parë duke fluturuar dhe kjo është shenjë e personave nga të cilët duhet të keni shumë kujdes. Duhet të jeni i vëmendshëm në këtë periudhë nëse keni plane, projekte apo diçka shumë për zemër. Mos u hapni me askënd, mbajeni vetëm për vete, gjersa ta realizoni. - Çfarë do të thotë të shikosh një person duke vrarë persona të tjerë? Më pas pashë veten sikur doja të fshihja diçka. Ngjanin si sfera të bardha. Po ky person që nuk e njihja, më qëlloi mua. Çfarë kuptimi ka, ju lutem? - Edhe pse është një i panjohur që vret të tjerët, ky person paraqet në fakt zemërimin tuaj ndaj dikujt. Personat e tjerë simbolizojnë disa ndjenja apo tipare që keni dhe prej të cilave do të donit të shpëtonit përfundimisht. Ndoshta janë pikërisht urrejtja, neveria që ndjeni për këtë person dhe që nuk do të donit ta kishit. Ju po përpiqeni të mbani një të fshehtë, por në fakt, ajo do të dalë në shesh shumë shpejt. Vrasja juaj, në fund, përfaqëson fundin e gjithë kësaj që thashë më sipër. Një ngjarje e madhe do të ndryshojë shumë gjëra në jetën tuaj, por do të jetë një ndryshim i rëndësishëm pozitiv. - Kam parë në ëndërr veten të mbushur me bletë në trup. Ndonëse më pëlqenin, kisha

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.