Me çfarë t’i mjekojë puçrrat?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje doktoreshë Albana! Jam nëna e një djali 22 vjeç i cili po bën gati 1 vit që mjekohet me kremra të ndryshme për myk dhe infeksion në lëkurë, në pjesën e përparme dhe prapa kofshës. Në fillim u mjekua me castellan travakort caesten dhe amoklavin nga goja. Pati pak përmirësim, por pas një muaji, iu përsëritën prapë. Bëri antibiogram të puçrrave dhe doli me stafilokok anmus. I ndjeshëm ishte ndaj amoxicilinës. U mjekua me doxicilinë kokërr dhe pomadë Niacide, por nuk pati ndonjë përmirësim të madh. Puçrrat i ka të kuqe dhe i kruhen shumë, derisa i gjakosen. Ju lutem, më ndihmoni me një këshillë se çfarë duhet të bëj. Me respekt, nëna 45 vjeçare.

Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe: - Përshëndetje, nëna 45 vjeçare! Si fillim, djali duhet të bëjë një analizë për myk dhe nëse rezultati del pozitiv, krahas mjekimit lokal me pomada anti- mykotike, duhet të mjekohet edhe me anti- mykotikë sistemikë ( nga goja). Nga të dhënat që ju përshkruani, mendoj se ai mund të ketë edhe një infeksion bakterial që mund të jetë primar ose sekondar (i mbivendosur). Shpeshherë, edhe folikuliti ose infeksioni i rrënjës së qimes është kronik dhe do mjaft kohë që të largohet.

- Unë do t’ju këshilloja t’i drejtoheni përsëri mjekut dermatolog që do t’ju japë analizat përkatëse, në mënyrë që të saktësohet nëse djali ka infeksion mykotik apo bakte- rial dhe të marrë mjekimin e duhur, deri në eleminimin e problemit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.