Kam dhimbje dhe hemorragji

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Doktoreshë, kur bëj ujin e trashë, anusi më dhemb dhe më del gjak. Kjo gjë vazhdon për disa ditë ose javë. Më pas, nuk përsëritet për ca kohë dhe fillon përsëri. Gjaku nuk është i përzier me feçe. Ju lutem të më thoni çfarë kam, çfarë ushqimesh ose ilaçesh duhet të përdor? Theksoj se, kur ndodh kjo gjë, nuk kam shqetësime të tjera. Ju lutem më ktheni përgjigje sepse vërtet jam e shqetësuar. Nuk kam bërë asnjë lloj vizite se, me thënë të drejtën, më vjen pak turp të shkoj të vizitohem.

Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: - Së pari, do t’ju thoja që nuk është aspak turp të vizitoheni dhe të interesoheni për shëndetin tuaj. Dhimbjet e anusit gjatë jashtëqitjes kanë të bëjnë më shpesh me problemin e hemorroideve (zgjerime venoze të vazave të gjakut) ose të fisurës anale (që nënkupton një çarje të kanalit anal). Shkaku i këtyre problemeve mund të jetë kapsllëkuizgjatur,mund të jetë genetik ose të ketë lidhje me regjimin higjieno-dietik.

- Ju duhet të keni kujdes me ushqimet e thata, pikante dhe alkoolin, për ata që e përdorin. Për ju, unë kam këto rekomandime: 1. Konsumoni ushqime të lëngshme, me zarzavate, sallatra e fruta dhe pini 2-3 litraujënëditë. 2.Aktualisht, mundtëmerrni ndonjë pomadë antihemorroidale. Së fundi, duhet të bëni një RMS (rektomanoskopi), që e sheh më qartë problemin tuaj. Sa më shpejt ta bëni viziten te mjeku dhe analizat e nevojshme, aq më mirë do të jetë për ju.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.