UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - POSTA -

Je gjithë bota

për mua...

Askush nuk të zëvendëson. Kur të pashë për hërë të parë nuk t’i ndava sytë ty, por të vështroja dhe mendova se si ty nuk ka të dytë. Më hyre thellë në zemër dhe nuk arrija që ta besoja që pak nga pak kuptova fillova të të doja. Të kam dashur të dua dhe do të dua gjithëmonë se përveç teje asnjë mashkull tjetër ty nuk të zëvendëson. Për Nardin nga Xhelozja jote.

Mos më refuzo: Të lutem o zemër dashurisë time i thuaj po, po të përgjërohem o shpirt mos më refuzo. Më duaj sic të dua unë pres përgjigjen pozitive nga ti mos më torturo më shumë. Më thuaj të lutem më thuaj të dua, puthjet e tua nuk janë për askënd tjetër por janë veç për mua. Të lutem më prano mos ma shto më shumë trishtimin dashurinë ta bëjmë realitet të lutem ma hiq fiksimin. Për zemrën time Nardin që e kam fiksim nga Xhelozja jote.

Je veç ti që hyre në zemrën time, je veç ti që jeton në ëndrrën time je veç ti që më zgjove lumturinë, je vec ti që më fale dashurinë. Je vec ti që në zemrën time ti bëre fole në sytë e mij ti gjete dashurinë që se kishe gjetur gjithë jetën tënde mbi dhe. Nga Xhelozja e Nardit.

Per Nardin: Sa do doja: Sa shumë të dua të ndjej thellë në zemër trupi më dridhet kur të thërras në emër buzët do ti puthja po ti kisha pranë do të thoja të dua si deti pa anë. Nga Xhelozja e Nardit

Më bëre të shoh me sy të shpreh dashurinë që ndjej për ty më bëre të puthë buzët e tua dhe të tregoj sesa shumë të dua. Nga Xhelozja e Nardit

S’më beson ndoshta s’më beson që të dua me të vertetë, hape zemrën time se gjen një sekret mund të jetoj pa zemër se shpirti im e ka marrë një emër e ka marrë dhe kurrë nuk e ndrron se tradhtia zemrën shumë ta copton. Unë e kam një dhe nuk i bëj dy se kam një shpirt dhe ta kam fal ty. Dolce Baci

Yjet janë qiell dhe janë të rrallë nuk di ctë them çtë të quaj vallë nuk di në je një yll apo je ëngjell por di që je krijesa më e ëmbël nga Xhelozja e Nardit

Më fal pak shpresë të të jap një diell, më fal një yll të të jap një qiell, më fal një rreze të të jap një dashuri në zemren time jeton vetëm ti. Nga Xhelozja e Nardit

Pershëndes shpirtin tim Nardin që e dua shumë dhe adhuroj pafund dhe e dashuroj pamasë cdo ditë e më shumë nga Xhelozja e Nardit

Të kujtoj me humor...

O zemra ime o ylli botës kur mendoj për ty harroj ti hedh bar lopës hahaha nga Xhelozja e Nardit

Unë bos ti bos po lopën kush do na e kullosë? Hahaha nga Xhelozja e Nardit.

Mbi degën e mollës më erdhi një zog ciu ciu ciu më tha se shes drogë, abetaren zogu në dorë ma pa gris nja 2-3 fletë të bëjmë 3 flec më tha, hashashin zogu kur e provoj por si shqiponja nisi fluturoj haha nga Xhelozja e Nardit.

Plagë dashurie

Ne thellesi te harreses time do te mbetesh nje kujtim, një preson i veçante, qe le gjurme ne shpirtin tim. Kur te trokasesh ne zemren time, edhe pse porta do jete e zene, mos harro se brenda saj jane gjurmet qe ke lene. Ne çdo cep te jetes sime, kur per ty te mendoj, ne brendesi te zemres, do mundohen te te kujtoj.. T.

Droge nuk pi, por ne mbidoze jam, kjo me ndodh sepse ty s’te kam. Alkooli s’me pelqen, por tape rri çdo ditë, u lodha nga pritja dhe tani kam frike. Cigaren e ndez, tymin ne zemer kaloj dhe me çdo rrahje te saj, ty te kujtoj. Lani.

Hapa deren e rrembyer dhe zbrita shkallet me nxitim, se ktheva koken nga dritarja, veç fillova te qaj per fatin tim. Sms qe lexova, kur ti po flije gjume, nuk me bene te te urreja, por te te doja me shume. Ajo tjetra t’i dergonte dhe une qaja pa pushim, por ç’e doja jeten une, kur tjetra po merrte te dashurin tim? Me shpalle lufte moj k... dhe nga duart ti ma more, konviktorke e mallkuar, mos kujto se lehte ia hodhe. Ta mbash mendte moj vajze e zgjuar, zemra ime nuk dorëzohet, ai prapë tek une do kthehet, buka e vjeter nuk harrohet. Dhe kur ti ta kesh humbur, do te jesh per meshire, dikur qeshje ti me mua, une neser do qesh me deshire. Do te shoh me urrejte, ai do vije te krahet e mi, mos harro moj shpirt katrane, une mbetem gjithmonë e jotja dhe ti i imi gjithnjë. S.

Buzet te t’i puth dhe fytyren te ta ledhatoj, diçka te me kerkoje, une ty do të ta jepja. Te me thoje per syte, do të t’i jepja pergjithmone. Të më kerkoje zemren, do te thoja “eshte e jotja”, të me pyesje per dashurine, pergjigjja do te ishte: “Per ty eshte krijuar”. Se nje dite pa ty, jeta nuk paska kuptim; se nje vit pa ty, jeta ime do kish mbarim. Ndaj jam akoma gjallë, se nuk dua te të le te verber, me zemer te thyer apo ndoshta me nje dashuri te humbur... Ndaj jam prapë i lumtur, perseri ne jete.

Vuajtje dhe lot dashurie. Ku më ike, ku më humbe e u trete, një plagë në zemër më mbete, një zjarr që kurrë nuk shuhet, një emër që përjetë ruhet. Anës.

E ndjeja se ti nuk ishe tipi im, e ndjeja se do ishte një zhgënjim, e dija se çdo fillim ka një mbarim, por gabova se të desha, shpirti im. Si nëpër ëndërr e kujtoj emrin tënd dhe plagë e vjetër më kaloi e nuk më dhemb. Për ty në zemër asnjë vend më nuk gjej, jo, nuk e gjej se veten s’dua ta gënjej.

Gjithmonë e kam ditur që nuk ekziston dashuria, por kur të njoha ty, i hodha poshtë mendimet e mia. Më bëre të besoj se ekziston edhe lumturia, por nuk zgjati kjo lumturi. Për mua u kthye në dhimbje, për ty, nuk e di. Arturi.

Nje lot keputet mallshëm mbi buzën e gjakosur, shpirti krahekeputur renkon rreckosur plagosur, zemra qan trishtueshem, endrra i ka tretur, fjalet jane ngrire si shkrin ky diell i fjetur, perdridhet hija ime si balerinë kurvare, lepihet ne token e shkrete qe s’mban me as varre, syte kerkojne drite, por engjejt e kane fikur, me trenin e fundit te dliresise te gjithe kane ikur, kemi mbetur vetem ne, pashpirt veç me hije, endim pelhura faji, kendojme himne zije, parajse. Ah, kopshti i mrekullive, kujtim qe u venit pas shiut te tradhtive, guret jane grimcuar nen peshen e hijes time, e vetmja lule e tokes, një lule jetime, pa arome, pa rrenje zhgërryhet neper dhé, tallet sikur thote: “Vështromë, se ti je!”. Përkulem permbi te, por nuk shoh veç erresirë, pasqyrim i zi mbi toke qendron shtrire, peshtyj i inatosur, po ajo nuk tundet, lule e pashpirt e tokes as nga era s’lëkundet! Ah, ti hija ime, pasqyrim pa shpirt, lulja ime e vetme, lulja ime e hirte.

Mikeshës time

të veçantë...

E diku matanë të ishte një muze që përqafimet e humbura dhe fjalët e pathëna ku dikush ti ruante për ne, e ti gjenim sa herë do ti donim. Imagjino sikur në anë të qytetit të ishte një det lotësh ku të laheshin mëkatet. Ose sikur mbi kokat tona të ishte një diell loder e ta thërrisnim sa herë do ta donim. Imagjino sikur njerëzit të kishin duar që puthnin e të ndjeheshin kur barrierat do ndanin buzët e tyre. Imagjino sikur të kishim dhe sy që flisnin oh çfarë bote do ishte. Do kishte njererëz kokëulur nga pesha e inatit që do i tradhëtonte në sy, dhe njerëz që sdo mbyllnin sy veç për të mos humbur një çast dashurie mes tyre. Imagjino sikur në qendër të qytetit të kishte një bibliotekë kujtimesh ku do mund të lexonim jetët tona e diku matanë të kishte faltore pengjesh ku të luteshim për fillimet e reja. Imagjino sikur të kishim një teatër fytyrash e ne të kalonim pasditet duke parë shfaqje marionetash që rendom i quajmë të njohur. Imagjino sikur hëna të ishte pasqyrë dhe ti të kriheshe para saj që gjithë bota të shihte sa e bukur je. Imagjino sikur të kishte një shkollë zanash ku të mësonim të realizonim ëndrra. Imagjino mikja ime, buzëqesh dhe imagjino. Po shkoj të vjedh gjithë ëndrrat e netëve të tua e premtoj, një ditë do të të sjell në duart e tua një grusht yje si dhuratë. B. & G.

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju:

- Më vjen mirë, i dashur arkitekt Arben Shtylla, që kemi një mik të mirë të përbashkët, si inxhinierin Kastriot Shehu. Nuk e di për ty, por mua Kaçi më kujton vitet e një rinie aq të pastër, të etur për shkollim, për të ecur përpara vetëm me ndershmëri. Eh, na ishte njëherë, mund të thuhet. Po, për atë Zot, Kastrioti, ky çun Peze, ka ngelur gjithaq i mirë, edhe pse nuk është më 25 vjeç, por mbi 60. Urime të sinqerta, miku im i mrekullueshëm i rinisë.

- Mirë nurin që e ke plot fisnikëri, po ti je edhe pastërtore, moj e dashur Leni Karajani. Ti, që më kujton nënën, më kujton Idajeten, Ollgën, që nuk janë më mes nesh. Po ja ku je ti, plakë mbi 80 vjeçe, që mban ditar dhe nuk i ndan kufjet ku dëgjon muzikë. Hajde Leni, hajde! Të qoftë hallall jeta! Urime.

- Pa dyshim që për mua, ti je drejtuesi më i suksesshëm i kompanve të sigurimit në Shqipëri, i dashur Avni Ponari. Pa dyshim, që je një nga konsujt më aktivë, me një kontribut sublim për basketbollin. Por mua (ashtu si dikur, mikut tim, Alfons Gurashit) më thith si me magnet dimensioni yt human. Lum ai që të ka mik, thuhet për ty dhe thuhet një e vërtetë, sidomos nga gojët dhe zemra e hallexhinjve të shumtë. Ti do të mbetesh gjithnjë i tillë, o çun Tropoje, djalë king i Shqipërisë dhe më tej.

- E di që ke dalë në pension, por e di që ende aktivizohesh si mjek kirurg në Spitalin Ushtarak, i dashuri miku im i fëmijërisë së përbashkët. Dr. Myzafer Brati ( Myzi). Më vjen mirë që, kur takon të njohur të përbashkët, më kujton edhe mua. Bashkë me urimet më të sinqerta, për sy të fortë dhe dorë që nuk dridhet, po të dërgj edhe një urim, doktor. Urime nga zemra!

- Edhe pse emrin nuk ia di, i di pasionin dhe përkushtimin drejtorit të parkut të madh të liqenit të Tiranës. Nuk janë vetëm 110 mijë pemë që duhen mirëmbajtur, por janë rrugët, mjediset sportive apo të argëtimit, etj. njerëzit thonë: “Shyqyr që e kemi këtë park!”. Unë shtoj: “Shyqyr që drejtori këtu është ai që është, një agronom i mrekullueshëm, i rrahur fort nga era e jetës”. Urime, miku im!

- Kandidimi yt në Kamëz është supersfida e këtyre zgjedhjeve, i dashur Safet Gjici, por ty të pëlqejnë sfidat, si duket. Është kjo fitore më e rëndësishme se një kampionat futbolli, apo të qenurit prefekt i suksesshëm. Por një zë brenda meje thotë: “Safeti do t’ia dalë, se njerëzit u lodhën nga hajdutëria dhe hipokrizia, se tani ata duan ndershmërinë!”. Urime, miku im, Safet Gjici!

- Duket sikur po shkoj kundër rrymës, por, punë e madhe! Vota ime e thjeshtë, por prapë votë, shkon për Halim Kosovën! E para, e njoh që fëmijë; jemi rritur bashkë! E dyta (që është e para, në fakt), është alamet djali! Ka marrë gjenet më të mira nga babai i tij dhe miku im, qëkur isha student, Maksuti. E treta, duhet ndërruar pak gjella! Kush do që të më kuptojë, më kupton! Unë them: Urime Halim!

- Kanë filluar të tunden dhe të shkunden ca, se “do të bëjnë namin kur të vijnë në krye të Lezhës”, kurse ti, miku im aq i vyer Viktor Tusha, po punon edhe me taktin e një ish-mësuesi, edhe me argumente. Të uroj ty, por uroj Lezhën time të shtrenjtë që do ketë pas 21 qershorit një bir të denjë të saj si ti, Viktor Tusha.

- Jo se është ndonjë çudi që edhe një biznesmen i fuqishëm ndërtimi ecën më këmbë, por ja që nuk të kisha parë, miku im, Behar Malaj! I gjatë, me atë të qeshurën plot mirësi dhe syzet të lidhura që të mos bien. Vallahi, të dua fort, Behar! Ti këtë e di, por nuk bëj keq që e përsëris. Urime, miku im fisnik!

- Kam vënë re, i dashur Nesti Deçka, se megjitëhse je pedagog ( Në Itali, madje) se megjithëse je biznesmen, ishprefekt, aktualisht në kryesinë e një partie, ti mbetesh kaq njerëzor dhe i vërtetë në modestinë tëndë, në respektin ndaj njerëzve. Është një aset i karakterit, që do ta kesh gjithë jetën, shoku im i rinisë dhe aktualitetit moshor. Urime!

- Paraditen e 18 prillit (e diel) ishe në aksion në Paskuqan, për pastrimin. Pasdite, tek Ora Nevvs dhe gjithë po aq e bukur, e kuruar dhe me sytë plot dritë. Të uroj fort, shoqja ime aq e vyer, Erisa Xhixho. Me këtë rast, edhe gazetaren e Ora Nevvs, që quhet Klea dhe është një korçarkë aq punëtore! Urime të dyjave!

- Nga afër nuk të njoh, i dashur Zef Hila, por “krismën” ta kam dëgjuar. Për burrë zotni, patjetër. Të uroj fitore bindëse në bashkinë e re të Vaut të Dejës! Urime nga zemra! Dashtë Zoti, të mos i harrosh miqtë e vjetër.

- Kisha vërtet kohë pa të parë, i dashur miku im jurist, Fatos Lula. Më vjen mirë që po i ngjit një nga një shkallët e karrierës, po sidomos, më vjen mirë që ke mbetur po aq djalë king si dikur! Të uroj nga zemra gjithë të mirat, ty, Ditës, Ilirit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.