Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Shitet një parashutë, e përdorur vetëm një herë; e pahapur kurrë. Ka vetëm një njollë të vogël...

Një burrë shikon që në shtëpinë e tij futet një person, por kur kontrollon, nuk gjen njeri dhe plas nga inati. Kur shkon në botën tjetër, e pyet dikush: - Për ç’arsye vdiqe? - Nuk gjeta dot të dashurin e gruas e vdiqa nga inati! Nuk lashë vend pa kontrolluar... Nëpër dhoma, në dollap, në të gjithë shtëpinë…

- Po në frigorifer, kontrollove? - Jo! - u përgjigj burri. - Po pse more, nuk kontrollove ne frigorifer? Do kishim shpëtuar të dy...

Një bjonde kthehet në mëngjes në shtëpi dhe e ëma i thotë:

- Dëgjo këtu moj bijë; ka ardhur koha të gjesh një burrë! Bjondja i përgjigjet: - Eh, moj mami... Sikur nuk dua unë të gjej burrë! Problemi është se nuk po vendos dot kujt t’ia marr burrin...

Po pinin kafe luani dhe demi. E merr gruaja demin në telefon dhe i kërkon që të kthehet në shtëpi se ashtu e ka hallin, por demi ngre zërin dhe nuk shkon.

E merr luanesha luanin në telefon dhe ngrihet luani menjëherë.

- Ou, - habitet demi - po ti je mbreti i kafshëve, ti je më i fuqishmi, pse bindesh kaq shpejt?!

- Po po, - i thotë luani, - ke lopën për grua ti, s’ke luaneshën.

Një burrë hyn me nxitim në një vagon treni dhe bërtet:

- Në kabinën ngjitur, një zonje i ra të fikët. Mos ka raki ndonjëri këtu?

Menjëherë, disa faqore u zgjatën drejt tij.

Ai mori njërën, e piu gati të gjithën dhe tha:

- Faleminderit. Gjithmonë bëhem keq kur shoh një njeri që humb ndjenjat.

Në sallën e operacionit po operonin një elefant. Operacioni zgjati disa orë. Sipas mjekut, ai doli me sukses, mirëpo për t’u siguruar, ai pyet një nga ndihmësit e tij:

- Pa shiko, mos kemi harruar gjë brenda?

Pasi kontrollon, ai thote se çdo gjë është në rregull, por papritur, një mjek bërtet:

- Mos! Ku është infermierja?

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.