Drenusha Latifi: Emocionet më të kur mësova se do bëhem nënë!

Intervista - - MUZIKE -

Kishte kohë që përflitej për lidhjen me Atillën, për një martesë të mundshme apo edhe për një ndarje mes tyre, pas gjithë këtyre viteve bashkëjetesë. Këtyre thashethemeve Drenusha u është përgjigjur në mënyrën më të bukur; ajo po pret një vajzë dhe po bën një pauzë në muzikë, për t’iu përkushtuar familjes. Ajo është shumë e lumtur me faktin që jeta do t’i ndryshojë rrënjësisht, nga ardhja në jetë e vajzës së saj...

Fabjola Kuburi: - Drenusha, i je larguar paksa muzikës për një arsye të fortë dhe të bukur njëkohësisht, je në pritje të një vajze me partnerin tënd prej shumë vitesh, Atillën. Si ndihesh dhe çfarë ka ndryshuar në jetën tënde?

Drenusha Latifi: - Po, është e vërtetë që unë i jam larguar muzikës sepse jam në pritje të fëmijës së parë që është vajzë dhe unë mezi po e pres të lindë. Tani ndi- hem shumë më mirë, se në muajt e parë ishte shumë e vështirë çdo ditë e shtatzanisë, po edhe ajo kaloi. Për mua ka ndryshuar çdo gjë dhe tani për tani ka rëndësi vetëm bebja ime, unë, Atilla dhe familja që po ndërtojmë.

- Çfarë mendon se do ndryshojë kur vajza të shohë dritën e diellit?

- Besoj se jeta ime do ndryshojë edhe më shumë sepse tani gjithçka do të fokusohet rreth asaj.

- Ti e doje vajzë apo djalë?

- Nuk e kisha menduar, po u gëzova pa fund kur mësova që ishte vajzë. Për të dy ne ishte një lajm shumë i bukur.

- A ka qenë një shtatzani e mbarë?

- Tani çdo gjë është kthyer në një shtatzani normale, por ka qenë e vështirë 4 muajt e parë.

- Çfarë do të thotë të jesh një femër e sukssesshme dhe, njëkohësisht të ndërtosh edhe një familje?

- Do të thotë se të ka bekuar Zoti me gjërat më të bukura në botë.

- Është folur shumë për një ceremoni martese mes jush... E keni në plan?

- Tani, kjo gjë për mua ka shumë pak rëndësi. Të dy jemi të fokusuar te ardhja në jetë e fëmijës sonë. Ne prej vitesh bashkëjetojmë dhe për mua personalisht, një kurorëzim apo martesë nuk çon peshë fare. Rëndësi ka që jemi në momentet më të lumtura dhe të bukura, por besoj se një ditë edhe ajo do të ndodhë, edhe pse nuk mund të them kur me saktësi!

- Cili është prezantimi më i mirë që mund t’i bësh vetes nëse do të të duhej me patjetër ta bëje?

- Jam Drenusha Latifi, nënë e ardhshme dhe shumë e lumtur.

- A të është dashur të bësh kompromise për hir të dashurisë? - Natyrisht… - Sa e sigurtë ndihesh në vetvete? Çfarë të bën të ndihesh e tillë?

- Jam shumë e sigurtë në vetvete edhe nuk bëj diçka që e di se nuk e arrij dot. Unë kam arritur gjithçka që kam dashur në jetë, pa lënduar askënd dhe pa i bërë dëm askujt.

- U trembesh zhgënjimeve?

- Gjithkush do siguri në jetë, unë atë e dua çdo ditë e më shumë dhe luftoj që jeta ime dhe gjërat përreth meje që varen nga unë të jenë të sigurta, prandaj nuk u trembem zhgënjimeve se e kam parasysh gjithë kohës se çfarë mund të servirë jeta. Njeriu duhet t’u paraprijë gjërave për të mos ardhur deri te zhgënjimi. Nuk i trembem zhgënjimit, por e kam parasysh që mund të ndodhë!

- Si do t’i rendisje gjërat më të rëndësishme në jetë?

- Karriera ime, dashuria me Atillën dhe fëmija ynë, që do lindë shumë shpejt.

- Në muzikë ka larmi këngësh dhe këngëtarësh. Si mund të qëndrohet në majë, sipas teje?

- Unë mendoj se jam aty ku duhet të jem dhe kur duhet të jem, në kohën më të mirë të mundshme; nuk është se jepem shumë pas muzikës.

- Çfarë do të të mërziste në marrëdhënie me të tjerët?

- Tani për tani asgjë, sepse jam shumë larg nga të tjerët dhe po shijoj momentet më të bukura të jetës sime.

- Çfarë do të të bënte të bije në gjunjë?

- Vetëm familja ime e re, që ka të bëjë me ne të tre.

- Si do të ishte Drenusha djalë?

- Ah, nuk e di, nuk e kam imagjinuar ndonjëherë, madje askush nuk ma ka bërë këtë pyetje! ( Qesh)

- Ia njeh vetes pikat e dobëta? Përpiqesh t’i fshehësh ato?

- Ia njoh, por s’kam nevojë t’ia fsheh sepse i kam shumë të bukura. (Buzëqesh)

- Përpiqesh të jesh gjithmonë më e mira?

- Gjithmonë më korrektja.

- Çfarë e mbush 24orëshin tënd?

- Tani janë ditë rutinë, më shumë dal kur është koha e mirë, i flas bebit, e ledhatoj, ha shumë vakte ushqim dhe fle herët. - Motivi i jetës tënde... - Është kthyer në motiv të jetës, fëmija që po pres.

- Cilat kanë qenë emocionet më të forta që ke provuar ndonjëherë?

- Kur kam kuptuar se do bëhem nënë!

- Mendon se artist lind apo bëhesh?

- Absolutisht lind dhe më pas perfeksionohesh me kalimin e kohës.

- Cila është për ty pika e referimit në gjithçka që bën?

- Familja ime. Nuk ka pikë referimi më të mirë sesa familja!

- Sa orë merresh totalisht me veten?

- Merrem goxha shumë. Është bukur të merresh me veten dhe t’i kushtosh rëndësinë e duhur.

- Gjëja më relaksuese sipas teje...

- Të ulem dhe të shoh filmin që më pëlqen.

- Me kë e ke bërë foton e fundit? - Me Atillën. - Ke ndonjë foto nga fëmijëria me të cilën qesh sa herë e shikon?

- Po, me çdo foto timen qesh sepse në çdo foto kam qenë duke qarë. (Qesh)

- Shpesh këngëtaret e njohura bëhen pjesë e rubrikave rozë. Mendon se është një formë reklame që i bëjnë vetes, duke qenë prezent gati përditë në faqet e gazetave dhe revistave, edhe me vetëdashje?

- Secili i di punët e veta ashtu si i ka. Nuk më takon mua të komentoj jetën e këngëtarëve të tjerë.

- Si do ta pagëzoje lidhjen tënde me muzikën?

- Sukses dhe vetëm sukses!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.