Besi: E meriton Nardi...

Intervista - - JAVA VIP -

Pas shoferit të taksisë, duket se tani e ka radhën Besi i “Portokalli”- së që të bëjë tatuazh në trupin e tij fytyrën e një politikani. Ndërkohë që i pari bëri tatuazh portretin e ishkryeministrit Berisha, Besi ka bërë tatuazh në gjoksin e tij portretin e Nard Ndokës.

Ky i fundit është vënë shpesh “në lojë” duke u bërë qendra e batutave që qarkullojnë nëpër rrjetet sociale, për shkak të mënyrës si shprehet, por Besi duket shumë entuziast për tatuazhin e bërë, gjë që e ka shprehur hapur edhe në faqen e tij në Facebook: “Tattoo- ja më e re... Falënderoj Zotin që Nardi ekziston...

E meriton Nardi... Olsi Clinic’Tattoo flm për realizimin”. Duke qenë se Besit zor t’ia besojmë të gjitha gjërat, hamendësojmë se edhe kjo mund të jetë njëra ndër shakatë e tij të radhës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.