Gold Ag, këngë për shqiptarët e Stambollit

Intervista - - JAVA VIP -

Reperi nga Presheva Arian Agushi, i quajtur ndryshe edhe Gold Ag, ka lajmëruar se pret të vijë së shpejti me këngën e tij më të re e cila do t’u dedikohet shqiptarëve që jetojnë në Turqi. Kënga do të jetë një duet, por akoma nuk dihet emri i këngëtarit që do të bashkëpunojë në këtë duet. Sidoqoftë, ajo do të mbajë titullin “Shqiptar Stambolli” dhe xhirimet e klipit do të bëhen në Stamboll, Prishtinë dhe Tiranë. Ende pa dalë klipi, fansat shprehen të entuziazmuar se kjo është një ide e goditur për faktin që në Turqi ka plot shqiptarë, madje shumë prej tyre shkojnë deri aty sa turqit dhe shqiptarët i quajnë dy popuj vëllezër.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.