Andresa: Jam xheloze shkatërrimtare!

Intervista - - JAVA VIP -

Një tufë gjigande trëndafilash të ardhura jo në adresën e saj, por të njërës prej kolegeve në Tv Klan, ka qenë arsyeja e xhelozisë së Andresës që me këtë rast ka shfaqur të gjithë agresivitetin që supozohet t’i karakterizojë femrat në të tilla raste. Si një fanse e luleve, ajo nuk ka mundur ta mposhtë zilinë për 50 trëndafilat e kuq të ardhur nga një fans anonim në ambientet e Televizionit Klan, duke e shfaqur hapur inatin se pse tufa e luleve nuk ishte për të. “Oddio quando le rose non sono un regalo per ME... hahahahhaha. .... sono gelosamente distruttiva (i urrej trëndafilat kur nuk janë dhuratë për mua… jam një xheloze shkatërrimtare” është shprehur Andresa në faqen e saj në Facebook. Sigurisht, trëndafilat do të duhej t’ia kompensonte i fejuari i saj, Mirko dhe pas tij, fansat e shumtë që ka fituar, falë lirshmërisë dhe humorit që e karakterizon.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.