Arbana Osmani: S’ka si japrakët e mamasë!

Intervista - - JAVA VIP -

Pas lindjes së djalit, moderatorja e njohur e Top Channel, edhe me favorizimin e temperaturave të larta, duket se gjen më shumë kohë për të dalë nga shtëpia. Por përveç shëtitjeve të zakonshme që bën me djalin, njërën nga ditët, Arbana ka vendosur ta kalojë ndryshe, duke i bërë vizitë mamasë së saj. Së bashku me Jonin, ajo ka vizituar shtëpinë e prindërve ku ka takuar edhe “mikeshën” e saj të vjetër, macen e shtëpisë. Kështu, edhe mikesha e saj ka patur mundësinë të njihet me mysafirin më të ri në shtëpi, Jonin e vogël. Kurioziteti i saj ishte goxha i madh, ndaj edhe zgjatej hera- herës për ta parë djalin brenda karrocës. Arbana ka kaluar një ditë mjaft të këndshme te prindërit, ku ka mundur gjithashtu të shijojë gatimin e saj të preferuar, japrakët. Shumë shpejt, Arbanën do ta shohim përsëri në ekran, në po të njëjtin televizion, me një program të ri që pritet të nisë pas pak kohësh.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.