Mahiri i shpëton jetën Belginit

Intervista - - TELENOVELA -

Pasi policia merr Hilmiun dhe e kthen në burg, Mahiri mëson se ka qenë Feridja ajo që ka lajmëruar policinë të vijë në vendin ku Mahiri do të ndeshej me Hilmiun. I zemëruar me Feriden, pasi për shkak të saj nuk arriti dot të futej në botën e gangsterëve, Mahiri shkon ta konfirmojë te Jasini nëse ka qenë vërtet ajo që e ka lajmëruar policinë. Jasini e pohon. Mahiri shkon të takojë Feriden, së cilës i kërkon të mos ndërhyjë më në rrugën e tij, por ajo e kundërshton dhe i thotë se edhe kundër dëshirës së tij, do ta mbrojë e do të bëjë çfarë të jetë e nevojshme që ai të dalë nga rruga ku është futur.

Naili takohet me Daljanin dhe i tregon se nuk e pranon Mahirin në gjirin e tij nëse ai është një spiun i qeverisë. Ai i tregon se personi që kallëzoi për ndeshjen e Mahirit me Hilmiun, ishte pikërisht e fejuara e Mahirit...

Mahiri ia vërteton Daljanit se kjo është e vërtetë, por nuk heq dorë nga qëllimi i tij për ta bërë Nailin të besojë se ai nuk ka gisht në kurthin që iu ngrit Hilmiut. Songuli ndihet keq gjatë leksionit dhe Osmani e shoqëron për një shëtitje. Ajo i kërkon të shkojnë bashkë për të parë një film, gjë që e habit Osmanin, por pranon.

Sejizi pranon t’i japë një punë Bulentit, por duke i vënë njerëz pas, që të sigurohet se gjithçka do të shkojë ashtu siç duhet. Mahiri shkon sërish te Naili dhe ai nuk pranon ta presë. Mahiri i thotë njeriut të tij se nuk ka për të hequr dorë nga ky takim dhe se do ta presë derisa ta takojë. I habitur me këmbënguljen e tij, Naili del ta takojë. Mahiri i thotë se ka ardhur vetëm të thotë me gojën e tij se ai nuk ka të bëjë me shtetin, se gjithçka është një keqkuptim dhe se shumë shpejt ai do t’i bindë për këtë. Pastaj ikën.

Mahiri flet me Daljanin dhe i thotë se ka vendosur t’i bëjë gangsterët të besojnë tek ai, duke vjedhur mallin e tyre, që ata e mbajnë në fermën e Sejizit.

Jasini shkon të marrë Songulin në universitet, por Zejnepi i thotë se ajo e ka lënë orën e leksionit dhe ka dalë bashkë me Osmanin.

Belgini ka probleme me dikë. Shoqja e saj e këshillon të kërkojë ndihmën e Karadayit për problemin që kanë, por Belgini nuk pranon. Një djalë e informon Mahirin për gjithçka ndodh në ish-territorin e Hilmiut, i cili tashmë është i Mahirit. Kështu, ai mëson se një person që ka probleme me zemrën nuk ka para për të blerë ilaçet dhe se Belginin e shqetëson dikush. Mahiri i kërkon t’i sjellin recetën e tij dhe pyet se kush është Belgini... Ndërkohë, Jashari vazhdon ta ndjekë në çdo hap që ai hedh.

Suna shkon të takojë Jasinin. Ky e pyet se çfarë urdhëri ka marrë këtë herë nga Feridja, por ajo i thotë se këtë herë ka ardhur pa dijeninë e Ferides. Suna i tregon se të nesërmen është përvjetori i Mahirit me Feriden dhe se kjo e fundit është në një gjendje të dëshpëruar. Suna i thotë se ka ardhur t’i lutet që t’i thotë Mahirit të vijë te Feridja të nesërmen dhe t’i japë fund dhimbjes së saj... Kur e mëson këtë, Feridja zemërohet me Sunën, megjithatë pranon të shkojë me të për ta pritur Mahirin në lokalin e tyre.

Belgini është e lidhur me Vehbiun, i cili është shefi i policisë, familjen e së cilës Feridja e njeh prej vitesh. Është pikërisht Vehbiu, ai që i sjell asaj të gjitha lajmet.

Jasini shkon te Mahiri dhe e pyet se pse jeton në atë shtëpi që është e mbushur me dhimbje. Mahiri i thotë se jeton në atë vend sepse ka kudo fotot dhe kujtimin e Ferides. Mahiri i tregon se atë natë do të vijë një kamion me mall kontrabandë për Sejizin dhe se ai do ta vjedhë. Jasini ofrohet që ta ndihmojë, por ai nuk pranon. Jasini i tregon për bisedën që ka bërë me Sunën... Mahiri i thotë se megjithëse vazhdon ta dashurojë Feriden si në fillim, nuk mund të qëndrojë përkrah saj.

Ajteni bëhet gati të këndojë, gazetarët kanë ardhur të bëjnë reportazh me të, kur në derë shfaqet Nexhdeti, i cili ka dalë nga burgu. Ai i thotë Selimit të mos i tregojë askujt për ardhjen e tij dhe ulet në fund të sallës. Ajteni del në skenë duke kënduar dhe Nexhdeti nis të qëllojë në ajër me armë. Ai ngjitet në skenë dhe hedh tutje mikrofonin, duke u thënë njerëzve se që nga ajo natë nuk do të ketë më shfaqje dhe as Ajten... Nexhdeti nis t’i bërtasë Ajtenit se ajo nuk mund të dalë në skenë duke qenë gruaja e tij.

Mahiri vjedh kamionin me armë nga ferma e Sejizit dhe thuajse gjendet ballë për ballë me Orhanin. Ai ia dërgon kamionin Jasinit, bashkë me dy njerëzit e Sejizit, që i kanë sytë e mbyllur.

Sejizi mëson se kanë vjedhur kamionin e tij të ngarkuar me armë dhe nis të rrahë fajtorët. Orhani i kërkon të merret ai me këtë çështje dhe ta kthejë ai mallin në vend dhe Sejizi pranon. Sejizi shkon të flasë me Nailin në lidhje me këtë çështje.

Jasini i kërkon leje Nazifit që që nga ai moment ta çojë dhe ta marrë ai Songulin nga shkolla. Nazifi e kupton se ka diçka që nuk shkon mes atyre të dyve dhe i thotë se është e drejta e tij të kujdeset për të fejuarën.

Mahiri vazhdon të ndihmojë njerëzit që kanë probleme në territorin e tij, ndërkohë që e lajmërojnë se një makinë po sillet rrotull në lagje dhe se ata janë nisur për te Belgini. Mahiri shikon burrat të dalin nga makina me armë e të nisen drejt dyqanit të Belginit dhe niset edhe ai drejt tyre. Burri futet në dyqan dhe pyet se cila nga gratë është Belgini, duke i kërcënuar me armë. Belgini del dhe thotë se është ajo. Ndërkohë, ajo sheh Mahirin që futet brenda dhe ia bën me shenjë që të mos flasë. Mahiri arrin ta kapë nga pas burrin, por arma qëllon dhe e godet Belginin në krah. Mahiri e merr Belginin dhe e fut në makinë për ta çuar në spital.

Selimi i tregon Ajtenit se Nexhdeti e ka qëlluar në këmbë veëtëm sepse e ka lënë Ajtenin të ngjitet në skenë. Ai i thotë se Nexhdeti e ka humbur fare, sepse pas incidentit që shkaktoi dhe pas lajmit se ajo nuk do të këndojë më, të gjithë i kanë anuluar rezervimet.

Mahiri çon Belginin në spital. Murati vjen të shikojë Belginin dhe Ajseli i tregon Mahirit se ata janë rritur bashkë. Mahiri shikon orën dhe kujtohet se është vonë për të shkuar të takojë Feriden për përvjetorin e tyre.

Songuli i shpreh ndjenjat e saj Osmanit. Ai i thotë se ajo është ende e fejuar dhe se mban një unazë në gisht. Songuli i kërkon të mos shqetësohet pasi ajo dhe Jasini janë larguar shumë nga njëri-tjetri kohët e funditt. Ai i thotë se nuk ka për ta lejuar Jasinin t’i afrohet dhe ta prekë më. Ata puthen...

Mahiri e shikon Feriden nga larg, ndërkohë që mban një tufë me lule në dorë. Ai i lë lulet në tokë dhe largohet pa e takuar. Feridja e kupton se ai nuk ka për të ardhur dhe niset të ikë, duke qarë.

Murati dhe Belgini janë bashkë në dhomën e sputalit dhe flasin për të kaluarën e tyre të vështirë. Belgini i kërkon që Vehbiu të mos e mësojë për këtë incident. Ai i thotë se nuk ka për ta marrë vesh pasi edhe në spital e ka regjistruar me emrin e Ajselit.

Belgini kërkon të shkojë në shtëpi dhe zdemërohet kur mëson se Mahiri e ka sjellë në spital dhe pastaj ka ikur. Murati e pyet se kush është ai dhe ajo i tregon se ai ka zënë vendin e Hilmiut dhe se tashmë, ajo i detyron jetën...

Jashari njofton Ajtenin në lidhje me faktin që Mahiri i shpëtoi jetën një gruaje dhe e çoi atë në spital. Gjithashtu, i tregon dhe për faktin që Feridja po e priste, por ai shkoi deri atje dhe nuk e takoi...

Nazifi i thotë Songulit se që nga ai moment, në shkollë do ta çojë dhe do ta marrë Jasini. Songuli thotë se ajo shkon me Osmanin, por Nazifi ia bën të qartë se Osmani nuk është gjë tjetër veçse ndihmësi i tij në dyqan dhe shoku i saj i klasës, vetëm kaq. Songuli pranon.

Kur kthehet në shtëpi, Nexhdeti e gjen Ajtenin duke dalë. Ai e pyet ku po shkon dhe ajo i thotë se do të shkojë në kazino të këndojë. Kur e sheh se ajo këmbëngul, ai e rreh keq dhe i thotë ta harrojë se mund të ngjitet në skenë ndonjë ditë.

Naili dhe të gjithë të tjerët janë tërbuar nga fakti që dikush ka arritur t’u vjedhë mallin e tyre. Daljani e këshillon Mahirin që, nëse do të lindë nevoja, duhet ta përdorë armën kundër atyre, sepse as ata nuk do të ngurrojnë ta përdorin kundër tij. Bulenti arrin ta mbarojë vulosejn e dokumenteve që i lërkoi Sejizi, por e kap policia dhe e fut në burg.

Ferdija shkon në darkë në shtëpinë e Ajtenit, por ajo mezi ia hap derën. Feridja këmbëngul që ajo t’i japë ndonjë lajm për Mahirin, por Ajteni e gënjen se Jashari nuk i ka sjellë asnjë lajm. Kur shikon fytyrën e Ajtenit, Feridja shokohet pasi e kupton se atë e ka rarhur Nexhdeti. Feridja i premton se do ta ndihmojë me çfarë të jetë e nevojshme kundër Nexhdetit, mjafton t’i tregojë dhe të kërkojë ndihmën e saj. Ajteni e kupton sa zemërmirë është ajo dhe vendos t’i tregojë se Mahiri ka shkuar atje ku e priste ajo, se e ka parë nga larg me trishtim, por nuk ka arritur dot të shkojë ta takojë. Feridja gëzohet shumë dhe të dyja i shtrëngojnë duart njëra-tjetrës...

Të gjithë gangsterët mblidhen së bashku për të gjetur ndonjë të dhënë në lidhje me mallin e vjedhur dhe habiten kur në vendin e takimit, gjejnë Mahirin. Ai u thotë se ka ardhur që t’u heqë stresin dhe se e ka vjedhur ai kamionin! Të gjithë, përveç Jusufit, i drejtojnë armët...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.