Vjen mjeku që do të shërojë Alekun

Intervista - - TELENOVELA -

Aleku bëhet i dhunshëm

Ragni dhe Sadna lumturohen kur shohin Prakashin, Koshalin dhe Sumitrën që vijnë në ceremoni. Sadna hutohet për një moment dhe Aleku futet brenda. Dikush i hap një derë që qëndronte gjithmonë e mbyllur dhe, kur futet brenda, ai shikon një portret dhe i kujtohen shumë gjëra... Aleku nis të bërtasë. Të gjithë vrapojnë kur dëgjojnë të bërtiturat e Alekut dhe tronditen kur e shohin atë të bëhet i dhunshëm. Ranviri me të shpejtë e heq portretin dhe e vë mënjanë. Sadna përpiqet të qetësojë Alekun. Ambika shkon jashtë të marrë ilaçet e tij. Prakashi, Koshali dhe Sumitra tensionohen dhe hutohen nga kjo skenë

Kush e hapi depon?

Vasundra dhe Inderxhiti nuk janë në gjendje të kuptojnë se kush e ka hapur derën që ka qëndruar gjithmonë e mbyllur. Prakashi shqetësohet shumë kur e sheëh Alekun në atë gjendje. Vasundra e thotë haptazi se të gjitha këto po i bën qëllimisht dikush nga anëtarët e familjes. Satjandra pyet Navinin nëse qëndron ai pas këtyre që ndodhën. Navini i kundërvi- het duke e akuzuar ai atë për të njëjtën gjë. Ranviri është shumë i shqetësuar për Alekun dhe vendos ta gjejë me patjetër se kush i shkaktoi të gjitha këto.

Në dhomë gjenden bizhuteritë e Sadnës

Vasundra dëgjon Sadnën duke i folur Alekut rreth Dadajit dhe ia ndalon Sadnës të bëjë pyetje të tilla. Ranviri flet me Vasundrën për traumat e Alekut. Ai tronditet kur e shikon Vasundrën me një trëndafil të kuq në një foto. Shërbëtori vjen me bizhuteritë e Sadnës, duke thënë se i ka gjetur ato në dhomën e mbyllur. Sadna i thotë Vasundrës se nuk e ka idenë se si kanë përfunduar bizhuteritë e saj atje. Ranviri gjen në dhomë edhe një unazë të Indraxhitit.

Aleku pajton Ranvirin

me Ragnin

Kur zgjohet, Malti është kureshtare për të mësuar se çfarë ka ndodhur në shtëpinë Raxhvanxh. Ranviri pyet Vasundrën nëse do të shkojë të fajësojë Indraxhitin ashtu siç bëri me Sadnën. Vasundra, e zemëruar, i thotë Ranvirit se qëkur është martuar me Rag- nin, e ka harruar mirësjelljen. Prakashi i telefonon Sadnës dhe i thotë se dëshiron ta takojë. Ragni përpiqet të flasë me Ranvirin, por ai e largon. Ranviri shkon të takojë Alekun, i cili e shtyn t’i kërkojë falje Ragnit.

Aleku është i lumtur që

del jashtë

Vasundra i jep Indraxhitit unazën dhe e pyet se si ka përfunduar ajo në depo. Ata nisin të grinden. Ranviri i kërkon falje Ragnit dhe vendos të gjejë një mjek të mirë për të trajtuar Alekun. Aleku shpreh dëshirën e tij për të dalë jashtë. Sadnës i kujtohet telefonata e Prakashit dhe pranon. Malti është e gëzuar që është shtatzënë. Sadna i tregon Prakashit çdo gjë që ka përjetuar në lidhje me Alekun.

Vasundra mëson se Aleku ka takuar

Prakashin

Prakashi i thotë Sadnës se është e nevojshme të gjejnë arsyen që ia shkakton traumat Alekut. Avni sheh Sad- nën dhe Alekun me Prakashin në park. Ranviri kthehet në shtëpi dhe i gjen Vasundrën dhe Ragnin të tensionuara. Vineti është i lumtur kur mëson se Malti është shtatzënë. Vasundra qorton Sadnën, kur ata vijnë në shtëpi. Avni i tregon Sadnës se ajo e pa me Alekun dhe Prakashin. Vasundra zemërohet kur e dëgjon këtë. Ajo e qorton Sadnën që e ka gënjyer. Ragni dëgjon se si Vasundra e shan Sadnën.

Indraxhiti i thotë Vasundrës se nëse Sadna largohet ata nuk do të jenë në gjendje ta mbajnë Alekun. Prakashi flet me Koshalin se çfarë mund të ketë ndodhur natën që vdiq gjyshi i Alekut.

Sadna dhe Ragni lumturohen kur mësojnë se Malti është shtatzënë. Aleku gëzohet dhe thotë se edhe ai e Sadna do të kenë një fëmijë. Ragni i thotë Sadnës se ndjehet keq dhe fajtore për të.

Prakashi flet me Alekun

për trëndafilat

Prakashi e merr Alekun në kopshtin e tij të bimëve dhe përpiqet të flasë me të në lidhje me frikën ndaj trëndafilave, por Aleku nis sërish të bëhet histerik. Maltit i telefonon një kushëri që do të vijë ta vizitojë nga Londra. Sadna shkon në kopsht dhe tronditet kur sheh gjendjen e Alekut. Në shtëpinë Raxhvanxh dikush hyn në dhomën e Alekut dhe shkruan ‘Dadaji’ në një pikturë të tij. Vasundra befasohet kur shikon Avnin...

Familja Sharma mëson se Shloku është një

psikiatër

Kur Malti i tregon Shlokut se Sadna dhe Ragni janë martuar në familjen Raxhvanxh, Shloku, kushëriri i saj, që është një mjek psikiatër, shkon t’i takojë atje, duke marrë me vete një tufë trëndafila. Bie zilja dhe Sadna hap derën, por ajo frikësohet kur sheh trëndafila të kuq, e mbyll menjëherë dhe i kërkon Ranvirit ta marrë Alekun brenda. Sadna hap derën përsëri, ia merr Shlokut trëndafilat e kuq dhe i hedh tutje. Navini pyet Avnin se çfarë po bënte jashtë dhomës së Alekut. Sadna i tregon Ambikës se Shloku është një mjek psikiatër...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.