Graciela është pranë vdekjes

Intervista - - TELENOVELA -

Monsearrati grindet me Hoze Luisin sepse ai ka kërkuar kujdestarinë e plotë për Rominën. Ai i thotë se ajo nuk është në gjendje të rrisë vajzën e tij, se ajo e ka mendjen te burrat dhe se mund të arrijë edhe ta shesë Rominën. Monserrati e qëllon me shpullë. Adolfoja i propzoon Jozefinës. Dimitrio bëhet kapiten në marinë. Karlota i telefonon Moserratit dhe i thotë se Graciela nuk është mirë. Kjo e fundit ka rënë në depresion që pas vetëvrasjes së Fabiolës. Ajo e ka mësuar tashmë se ka qenë Pedroja ai që i ka dhënë armën Fabiolës.

Pedroja i telefonon Adolfos dhe i kërkon t’i thotë lamtumirën Jozefinës sepse është hera e fundit që e sheh. Jozefina desh përplaset nga një makinë, por Adol- foja e shpëton në kohë. Monserrati dhe Dimitrio e çojnë Gracielën në spital. Nadia ka akrepa në krevat, por duke qenë e verbër nuk arrin t’i shohë. Viktori arrin ta largojë nga krevati në momentin që ajo po shtrihet...

Doktori i thotë Monserratit dhe Alehandros se Graciela ka tumor në kokë dhe do të vdesë shumë shpejt, në më pak se një vit. Graciela e mëson këtë dhe i lutet Monserratit që, nëse e ka dashur ndonjëherë, të mos e braktisë.

Viktori dhe Nadia paralajmërojnë Monserratin se Pedro Medina mund të jetë gjallë. Një djalë vjen dhe i thotë Domingës se ai është djali i Makarios.

Pedro Medina nis hakmarrjen e tij me Adolfon.

Maria përballet me Alehandron, i cili e kupton se shojqa e tij e fëmijërisë është plotësisht e çmendur. Monserrati i thotë Alehandros se e ka të pamundur ta falë nënën e saj, megjithëse e di se ajo është buzë varrit.

Adolfo shkon tek At Anselmo për t’i hapur zemrën dhe i thotë se duhet t’i lyejë duart me gjak sër- ish, pasi duhet të vrasë Ezekielin.

Pedro Medina shkon te Maria dhe i jep një dozë droge si pagesë për ndihmën që ajo i ka dhënë. Medina e siguron se herët a vonë që të dy do të pagujanë për tradhtitë e tyre.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.