Zbulohet bakteri që shkakton erën e keqe të sqetullave

Intervista - - SHENDET -

Ju mbajnë erë të keqe sqetullat? Shkaku, sipas specialistëve, është i lidhur me praninë e disa geneve në florën bakteriale të lëkurës në këtë pjesë të trupit. Këtë e ka treguar një studim për mikrobiologjinë e sqetullave të njeriut.

Disa ekspertë të universitetit të Nju Jorkut kanë identifikuar si bakteriet që shkaktojnë erën e keqë, ashtu edhe genet që nxisin mekanizmin molekular që e shkakton atë. Prezantimi i studimit është bërë në Birmingam, gjatë konferencës së fundit të Shoqërisë së Mikrobiologjisë së Përgjithshme. Ndër autorët e tij janë Daniel Bodon dhe Gejvin Tomas. Bakteret përgjegjës për erën e keqe të sqetullave janë Staphylococcus hominis dhe bak- terie të tjera të tipit Staphylococcus. Studiuesit kanë zbuluar edhe genet që i shtyjnë këta baktere të prodhojnë substancat që shkaktojnë erën e keqe.

Studimi është bërë për të zbuluar deodorantë të rinj, që mund të jenë në gjendje të pengojnë veprimin e këtyre geneve në parandalimin e formimit të erës së keqe në sqetulla. Gjatë studimit, kërkuesit u kanë shtuar baktereve të marra nga sqetulla molekula pa erë dhe kanë studiuar veprimin e tyre. Shkencëtarët kanë ndërmend të arrijnë në origjinën e problemit dhe të gjejnë një zgjidhje për erën e keqe, duke u nisur pikërisht nga veprimi i geneve. Në fakt, sipas mendimit të tyre, nuk ka kuptim të eliminohen gjithë bakteriet ( siç na mëson edhe rasti i bakterieve që bëhen rezistentë ndaj antibiotikëve), por duhet vepruar në mënyrë më specifike, për të përftuar një deodorant më efikas.

Doktori Dan Bodon, ekspert i universitetit të Nju Jorkut, që ka udhëhequr studimin, ka shpjeguar: “Kjo punë ka bërë të mësojnë shumë gjëra mbi proceset biokomike specifike, të përfshira në prodhimin e aromave të trupit. Kemi zbuluar mundësinë për të ndaluar formimin e erërave të këqija duke përdorur substanca që ndikojnë te proteinat specifike që kontrollojnë lëshimin e substancave me erë të keqe”.

Shumë shpejt pra do të kemi në dispozicion deodorantë të një brezi të ri? Siç kanë shpjeguar ekspertët, nevojiten studime të tjera për të kuptuar mekanizmat që çojnë në formimin e erërave të këqija dhe për të kuptuar strategjitë që duhen ndjekur në këtë rast.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.