Së shpejti, në treg, ilaçe me bazë kanabisi

Intervista - - SHENDET -

Së shpejti, mund të hidhen në treg ilaçet me bazë kanabisi. Ka nga ata që kanë frikë se ky vendim është hapi i parë drejt legalizimit të tij. Ndërkohë që në disa vende evropiane tashmë tregtimi i ilaçeve me bazë kanabisi është legalizuar, në shumicën prej tyre këto ilaçe janë të jashtëligjshme. Kanabisi, pra, nuk do të konsiderohet vetëm si një drogë, por edhe si një substancë aktive terapeutike. Kanabisi ka shekuj që përdoret në disa zona të botës për qëllime mjekësore dhe tashmë ai mund të jepet si një ilaç kundër dhimbjeve, ilaç relaksues, ose kundër të vjellave. Në Evropë ekzistojnë ilaçe që përmbajnë kanabis, veçanërisht për të reduktuar dhimbjet apo efektet dytësore të pacientëve të prekur nga skleroza në pllakë, nga sida, apo kanceri.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.