Djalë mamaje stadi 3 (i mbaruar)

Intervista - - INTIMITET -

Kur dashuria e një burri për mamanë e tij i kalon kufijtë e normalitetit, nëpër cilat stade kalon dhe deri ku mund të arrijë? Së pari, duam të themi se dashuria që ka çdo burrë për mamanë e tij është një ogur i mirë për lidhjen me një grua, sepse tregon pjekuri dhe një nivel të mirë të ekuilibrit emocional. Kur lidhja është e ngrohtë, por e ekuilibruar, kjo tregon se ajo ka bërë një punë të mirë për rritjen e të birit dhe i ka ngulitur të njëjtin respekt për të gjitha përfaqësueset e seksit të saj. Në vazhdim, ju mund të krijoni një lidhje po aq të shëndetshme dhe pa probleme, e cila i ka të gjitha shanset të zhvillohet dhe të kthehet në lidhje afatgjatë.

Megjithatë, ka disa shenja që tregojnë se dashuria e një burri për të ëmën i kalon kufijtë dhe zë gjithë zemrën e tij, aq sa nuk lë më vend për grua tjetër në jetën e tij. Atëherë, mund të themi me plot gojën që ky është një djalë mamaje, një lloj “sëmundjeje” që e kanë shumë burra sot dhe që kërcënon jo vetëm të prishë lidhjet e tij, por edhe ta çojë në çmendinë, ose në burg, në rastet më të rënda. Por, para se të arrihet deri këtu, ka disa shenja të qarta që të paralajmërojnë se ky person vuan nga kjo “sëmundje” dhe në cilin stad ndodhet në çdo rast. Je gati t’i njohësh?

1. Nxiton të të njohë me të ëmën.

Nëse u gëzove në fillim se donte të të prezantonte me të ëmën që në takimin e tretë, do të të mbetet gëzimi në fyt. Ai, thjesht, nuk mund të shoqërohet me dikë pa marrë më parë mendimin e mamasë.

2. Mamaja e tij entuziazmohet menjëherë pas teje.

Në sipërfaqe, kuptohet. Nëse fillon të të quajë “vajza ime” dhe të dhuron unazën e fejesës së saj, fillo të largohesh nga dera, dalëngadalë dhe pa u vënë re. Sigurisht, këtë e bën në sy të të birit, sepse do t’i hedhë atij hi syve, në mënyrë që pastaj të të “hajë të gjallë” me qetësinë e vet...

3. Bën konkurrencë me ty.

Kur jeni bashkë, ajo nuk rri pa e përqafuar dhe puthur në çdo rast që i jepet, ndërkohë që ti nuk kap as edhe një shikim të dëshpëruar prej tij. Përkundrazi, duket sikur atij i pëlqen.

4. Para saj, ai bëhet përsëri fëmijë.

Në kuptimin e keq të fjalës. Ai burri dinamik, i vendosur dhe i dashuruar, zhduket menjëherë dhe vendin e tij e zë një djalë 5-vjeçar i përkëdhelur, që ka teka në të ushqyer dhe që mban inat për hiçgjë.

Ajo i mban korrespondencën, u përgjigjet telefonatave të bezdishme dhe rregullon takime me doktorët. Kështu, sigurohet se djali i saj nuk do ta marrë kurrë nismën vetë dhe nuk do të rritet kurrë në realitet.

5. Mamaja i ka të gjitha nën kontroll.

6. Është gati të grindet për të.

Një fjalë më shumë për mamanë mund ta xhindosë. Nuk ka rëndësi se kush e ka fajin, ai është gati të hidhet në zjarr për ta mbrojtur. Mamaja e tij është e shenjtë dhe askush nuk mund ta lëndojë. As ti, kuptohet.

7. Të kërkon t’i përshtatesh asaj.

Mund ta magjepsësh me pamjen tënde në fillim, por nëse diçka jotja nuk i pëlqen mamasë, ai do të të kërkojë ta ndryshosh... menjëherë! Duke filluar që nga flokët, grimi, divani i ri që bletë. Çfarëdolloj gjëje që nuk i pëlqen mamasë, duhet të ndryshohet pa shumë diskutime.

8. Ti mëson prej saj se çfarë i pëlqen atij.

Mendon se të bënë veshët? Sigurisht që jo. Mamaja e tij do të të mësojë të gjitha sekretet që e bëjnë djalin e saj të lumtur në një lidhje dhe seksi është pjesë e lidhjes, apo jo? Sigurisht, ajo do të të flasë dhe për seksin (nëse je futur në një familje psikopatësh).

Pa babanë... dhe pa ty (kuptohet). E tepruar? Ka edhe raste të tilla!

9. Shkojnë bashkë me pushime.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.