Djali i mamasë, stadi 2

Intervista - - INTIMITET -

1. Mamaja e tij i fut hundët kudo.

Ajo e di para teje se ku dhe me kë do të shkoni në mbrëmje, do të dijë nëse e çfarë ke gatuar për drekë dhe nuk ngurron të të pyesë nëse je shëruar nga myku... Asgjë nuk mbetet e fshehtë për mamanë e tij! Edhe sikur ai të jetë betuar se do ta mbajë diçka sekret, ajo do ta gjejë mënyrën për t’i marrë vesh të gjitha.

Edhe nëse keni dalë për të blerë një dhuratë për ditëlindjen tënde, ai do të blejë edhe diçka për atë “që të mos mendojë se e kemi harruar, të shkretën” është justifikimi i tij. Çfarë mendon ti, është tjetër punë...

Mëson të gjitha problemet që ajo ka... vazhdimisht... çdo ditë. Fatkeqësia e kësaj gruaje është e pakrahasueshme dhe nga kush do të kërkojë ngushëllim, përveçse nga kanakari i saj?

2. Ai i blen edhe asaj.

3. Ankohet vazhdimisht.

4. Të fut xixat.

Këtë e bën në mënyrë të drejtpërdrejtë ose fshehurazi. Asgjë te ti nuk e kënaq, bile duket se gjithçka e nervozon, duke filluar nga pesha jote, e cila nuk është e duhura (je shumë e dobët apo shumë e shëndoshë), prejardhja jote (e thjeshtë apo jo) që është e papranueshme, shkolla që ke bërë gjithashtu, puna që bën. Mos e merr personalisht sepse...

Fraza “e di mami”, ose “mami thotë që” është pjesë e bisedës së përditshme të partnerit tënd... Mund të flisni vetëm për vetëm, në shtëpi, por mamaja e tij është gjithmonë e pranishme dhe sigurisht që ka mendimin e vet për të gjitha gjërat për të cilat nuk ka dëgjuar kurrë.

Nëse ndodh të mospërputhesh në mendim me të ëmën, nuk ekziston as një mundësi në një milion që të të japë të drejtë ty, sado fakte të përmendësh. Ndërmjet nesh, më lehtë mund të fitosh një lloto...

Përndryshe ai do të mërzitet shumë. Mamaja është për të njeriu më i rëndësishëm në botë dhe nëse ajo nuk është mirë, as ai nuk ka si të jetë mirë...

Mëma e tij ka aftësinë të zgjojë tek ai sindromën e të ndjerit në faj. Ajo që u mundua me orë të tëra për ta lindur... E kuptove? Kuptova, thuaj!

I dashuri yt do të bëjë gjithçka që të bëjë realitet ëndrrat dhe dëshirat e së ëmës, edhe sikur të duhet të mohojë ëndrrat e tij. Përpjekja e tij për t’i bërë përshtypje dhe për të fituar favoret e saj është njëlloj, në mos më e madhe se përpjekja që bën që të ndodhë e njëjta gjë edhe me ty. Vetëm se mamaja e tij nuk impresionohet aq lehtë sa ti.

5 ...mamaja ka mendimin e vet.

6. Ajo ka gjithmonë të drejtë.

7. Je e detyruar t’ia bësh qejfin.

8. Përndryshe do të ndjehet në faj.

9. Ai do që ajo të ndjehet krenare për të birin.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.