Djalë mamaje stadi 1

Intervista - - INTIMITET -

1. Nuk ka baba.

Nëse partneri yt ka kaluar një pjesë të madhe të fëmijërisë dhe adoleshencës vetëm më mamanë, pa praninë e përditshme të ndonjë prototipi mashkullor rreth e rrotull, ka gjasa të ketë krijuar një lidhje të fortë me mamanë e vet dhe ajo luan (e do të luajë gjithmonë) një rol qendror në jetën e tij.

2. E sheh si perëndi.

Kur ai flet për të ëmën, të bën të mendosh se ajo është e përkryer dhe çdo gjë që vjen prej saj është përtej kritikave dhe polemikave.

3. Sillet ndaj saj si të ishte perëndeshë.

Djali i mamasë nuk është medoemos partner i keq. Përkundrazi, nëse është lehtësisht i ngjitur pas së ëmës, ai do të sillet edhe ndaj teje me respekt, edhe kur të grindeni. Ai do të jetë gjithmonë i sjellshëm dhe i butë me ty... bile edhe në shtrat.

Mbase ti mendon se përgatit biskotat më të mira në botë dhe miqtë tuaj ju lavdërojnë për këtë, por aftësia jote në kuzhinë nuk i arrin as gjer te kyçi i këmbës, asaj të mamasë... Le të mos flasim pastaj për musakatë, byreqet, etj.

4. Krahason gatimet e tua me të sajat.

5. Ajo ia bën të gjitha punët.

Kur u njohët në fillim, ti u entuziazmove kur vure sa të rregullt e kishte shtëpinë. Megjithatë, shumë shpejt zbulove sekretin e tij: Mamaja e tij kujdeset për gjithçka, larje, hekurosje, shpluhurosje, fshirje, deri te gjellët e ngrohta; të gjitha kalojnë nga dora e saj. Nuk është çudi pra që ai nuk di të ziejë as edhe një kokërr vezë!

sikur të kishte mbirë nga dheu! Trokitja e derës është e tepërt mes atyre të dyve, ashtu si edhe një telefonatë, para se të vijë. Bile, për këtë të fundit, zor të ketë pasur nevojë ta bëjë...

Mbase ai i ka kaluar me kohë të 30tat, por vazhdon të jetojë me prindërit. Ku tjetër mund të gjejë shtëpi falas, ushqim dhe shërbim dhome, pa lëvizur as qerpikun për këtë? Nuk ke arsye të pyesësh veten pse heziton kaq shumë për të vendosur të bashkëjetojë me ty...

dhe jo vetëm në telefon. Komunikimi mes tyre nuk njeh kufij, as orar. Kuptohet që janë miq në Facebook, ndjekin njëri-tjetrin në Tvviter dhe Instagram, ndërkohë që shkëmbejnë edhe sms. Nuk bëhet fjalë që ai të mos ia ngrejë telefonin, edhe sikur të ketë kaluar mesnata. Nëse në fillim mendoje se kishte tjetër, tani e more vesh të vërtetën e hidhur: Tjetra është Mamaja!

6. Shfaqet papritur para jush...

7. Jetojnë bashkë.

8. Flasin shpesh me njëri-tjetrin...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.