Arkeologët zbulojnë një mister nën piramidë

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Arkeologët kanë deklaruar se kanë bërë një zbulim të ri nën qytetin e lashtë të Teotihuacan-it, Meksikë. Ka gjasa të ketë një varr mbretëror brenda piramidës së Quetzalcoatl. Siti arkeologjik është i njohur prej shekujsh, por me sa duket, ende nuk janë zbuluar gjithë sekretet e tij. Gjashtë muaj pas zbulimit të një tuneli të fshehtë nën sitin e Teotihuacan-it, një mister i ri pritet të zbulohet. Gjatë kërkimeve të bëra prej shumë muajsh nën piramidën e Quetzalcoatl, arkeologët kanë bërë një zbulim të ri. Në një dhomë të fshehtë në fund të korridorit të tunelit të vjetër 1800 vjeçar, ekipi ka zbuluar praninë e mërkurit. «Kjo na ka befasuar krejtësisht», ka shpjeguar për Rojtersin, Serhio Gomes, shkencëtari përgjegjës për gërmimet. Në fakt, ky metal është përdorur shumë rrallë nga qytetërimet e lashta të Meksikës. Megjithëse prania e tij është vërtetuar në disa site Maja, është hera e parë që ai zbulohet në

Teoti-

Përbërësit për katër

vetë

700 gramë kungull i qëruar, i ndarë në copa mesatare 1 qepë e grirë 1 thelb hudhër i grirë imët

1 kuti salcë domateje, ose 4-5 domate të freskëta, të grira me thikë 1- 2 lugë gjelle vaj ulliri 1 lugë kafeje fara kumini (nëse keni)

1- 2 lugë kafeje koriandër e grirë

1-2 lugë kafeje kumin i bluar 1 lugë kafeje turmerik Rreth 2- 3 dl ujë, pak kripë

Koriandër gjethe, ose huacan. Sipas arkeologëve, mërkuri është në formë të lëngshme dhe është i përzier me tokën. Kjo ia ka shtuar edhe më shumë misterin. Mbase mërkuri është përdorur në ritet funerare? Serhio Gomes dhe kolegët e tij kanë hedhur disa hipoteza. Mbase mërkuri mund të simbolizojë një lumë apo liqen të nëndheshëm. Megjithëse helmues, ky element mund të ketë simbolizuar «lumin e botës tjetër». Por mërkuri mund të ketë pasur një domethënie mbinatyrore në kuadrin e riteve funerale. Gjatë gërmimeve, të cilat zgjasin që prej 10 vjetësh, janë zbuluar disa mijëra relike, por ky zbulim i ri tregon se shkencëtarët mund të zbulojnë një dhomë funerale mbretërore, të fshehur në piramidë. Sipas arkeologes meksikane Linda Mansanija, qyteti i Teotihuacanit nuk është drejtuar nga një mbret i vetëm, por nga një këshill prej katër mbretërish. Sipas Gomesit, kërkimet duhet të marrin fund të shtator dhe zbulimet e reja do të shpallen nga fundi i vitit.

në vend të saj, majdanoz

Përgatitja

Nxeh vajin, hidh farat e kuminit, më pas qepën dhe hudhën në zjarr mesatar. Pasi zverdhen, kavërdis pak kungullin, hidh domatet, ujin, erëzat, pak kripë dhe lëri në zjarr të ngadaltë rreth 25-30 minuta. Në fund, hidh edhe majdanozin e grirë. Shoqërohet me pilaf (zakonisht me oriz basmati, por shkon edhe me të tjerë) dhe pak kos të trashë. Nëse nuk keni kumin kokërr, mund ta kaloni hapin e parë dhe të shtoni pak më tepër të bluar.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.