Më pëlqenin burrat e martuar...

Intervista - - RREFIME MEKATARESH -

Gjithmonë kam dështuar në historitë e dashurisë time, gjithmonë do të ishte një femër në mes dhe këtë gjë e kam përjetuar shumë keq sa herë që më ndodhte. S’e kuptoja asnjëherë si përfundoja duke qarë e duke mallkuar ditën që kisha njohur një mashkull. Gjithnjë dashuroja me pasion, i jepesha e tëra atij që doja. Dashuroja gjithnjë me pasion, sepse gjithçka e lidhja me seksin, pasi këtë e shikoja si parësore te nevojat e një mashkulli, megjithatë, përsëri përfundoja e ndarë. Kalova një periudhë depresioni sidomos pa ndarjes së fundit. Tashmë s’kisha më asnjë lloj shprese dhe çdo mashkull e shikoja me frikë. Kisha provuar të bëhesha motra, nëna, vëllai, shoku, shoqja më e mirë e gjithë partnerëve, por përsëri përfundoja në ndarje. Miqtë e mi më të ngushtë më thonin gjithmonë që akoma s’kisha takuar të duhurin, kështu që nuk duhet të shqetësohesha kaq shumë. “Të gjithë janë në kërkim e të duhurit në jetë dhe po nuk provove, s’ke për ta gjetur kurrë”, më thonin, por mua asgjë nuk më bënte më përshtypje dhe në vend që të reflektoja për këto që po më ndodhnin dhe ta kërkoja gabimin brenda vetes, ia vija fajin fatit dhe burrave që më binin. Duke qenë se jeta më erdhi e tillë, i vura synim vetes që nuk do të pyesja më, por edhe unë do të flirtoja vetëm me ata mesh- kuj që ishin çift. Doja të provoja ndjesi të reja dhe në njëfarë mënyre sikur po hakmerresha ndaj asaj që më kishte ndodhur mua gjithnjë. Nga ana profesionale isha shumë e kompletuar dhe në aspektin e punës kam pasur gjithnjë sukses. Kisha vendosur të ndryshoja edhe vend pune dhe aplikova në administratë. Më në fund gjeta një punë që vërtet më pëlqente shumë dhe kisha një pozicion për t’u pasur zili. Doja patjetër të punoja me persona krejt të panjohur për mua. S’doja të kisha asnjë kontakt me të kaluarën qofshin këto edhe shoqërore. E pranoj që doja diçka të re në çdo drejtim. Nuk doja që as shoqëria ime të më shikonte si viktimë dhe as të trajtohesha e tillë, pasi shpeshherë e ndjeja veten të tillë teksa shikoja vështrimet e tyre dhe ato çfarë komentonin pas dështimeve të mia në dashuri. Ndoshta ishin thjesht fantazi të miat sepse në të vërtetë ata ishin vërtet shumë të mirë, por siç ju thashë, gjithçka e shikoja bardhë e zi. Isha vetëm 30 vjeçe dhe vendi ku punoja dukej që plotësonte atë çfarë kisha ëndërruar kohët e fundit, në lidhje me punën. Kishte goxha personel dhe isha gjithnjë në kërkim të ndonjë aventure të re. Përveç lidhjeve të dashurisë që kisha pasur, kisha kaluar edhe disa aventura të vogla me burra të fejuar ose që kanë qenë të lidhur. E di që mund t’ju dukem vajzë e përdalë, por kjo ishte pasojë e zhgënjimeve që kisha kaluar. Vetëm në këtë mënyrë sikur e kaloja atë urrejtjen dhe brengën që kisha brenda meje ndaj meshkujve dhe femrave.

Siç po ju thoja, kisha pozicion goxha të mirë dhe mund të renditesha te të tretët në stafin drejtues. Kisha edhe dy shefa sipër meje. Njëri nga ata, e pranoj që më tërhiqte shumë dhe bëja të pamunduren që t’i bija në sy. Quhej Toni dhe nuk ishte tërheqës vetëm për mua, por për të gjitha femrat aty, bile një ditë, njëra nga kolegët e mia, duke qenë se e kishte vënë re që e shikoja me një sy tjetër Tonin, mu afrua dhe më tha:

- Anisa ki kujdes, mos i nxirr kthetrat se është i martuar shefi ynë! - dhe u largua duke qeshur.

Por mua, pikërisht kjo gjë më tërhiqte! E di që do të më gjykoni si të sëmurë, por më pëlqente sfida sidomos kur bëhej fjalë për marrëdhënie të tilla. Vishesha çdo ditë e më seksi dhe jo vetëm Toni, por të gjithë meshkujt aty më vardiseshin në mënyrat e tyre (dhe të mendosh që pothuajse të gjithë ishin ose të lidhur, ose të martuar!). Kjo më bënte të ndihesha femra më e lumtur në botë. I joshja me të gjitha mënyrat e mia, por mbi të gjitha, ajo çfarë i kisha vënë synim vetes ishte të fitoja Tonin. Herë pas here vinte gruaja e tij aty dhe e ndjeja që më shikonte pak me urrejtje, se dikush edhe mund t’i kishte fryrë në vesh. Ishte simpatike dhe bënte edhe skena para meje me burrin e saj, në mënyrë që të më tregonte mua: “Shiko se ky është i imi kështu që ki kujdes!”. Një ditë e pashë Tonin shumë të irrituar në telefon dhe aty përfitova nga rasti që t’i afrohesha më shumë në muhabet.

- Më fal nëse të shqetësoj Toni, por më dukesh pak i mërzitur. Ka ndonjë gjë që mund të të ndihmoj?

- Faleminderit Anisa, por jo, jam thjesht pak me dhimbje koke... - tha dhe vazhdoi të punonte në kompjuterin e tij, pa më shikuar fare. Më dukej pak i vështirë për ta fituar, por kisha besim te vetja që do t’ia gjeja pikat e dobëta. Në fakt, sapo zbulova që nuk ishte shumë i kënaqur me të shoqen; të paktën këtë kuptova nga telefonata që e kisha dëgjuar paksa. Nuk e zgjata shumë, por shkova mora një kafe për të dhe një ilaç për kokën. Iu afrova dhe ia vura në tavolinë. - Çfarë është kjo, Anisa? - S’e shikon? Një kafe dhe ilaç për dhimbjen e kokës, sepse ke nevojë...

- Po shiko se s’kishe pse ta bëje, mund të dilja edhe vetë...

- Toni, mos ma diskuto, ok? Ne s’jemi vetëm kolegë pune, por edhe miq, në fund të fundit, apo jo? Jam e sigurtë që edhe unë po të të thoja që jam me dhimbje koke, do të ma sillje një kafe... - i thashë duke qeshur. - Çdonjëri prej nesh ka nevojë për ndihmë në momente të caktuara.

- Faleminderit Anisa, je shumë e sjellshme.

Ai e mori kafen dhe më ndoqi me shikim gjersa u largova te vendi im. Tavolinat tona ishin përballë, i ndante vetëm një vetratë prej xhami. Kështu, çdo ditë e më shumë unë i afrohesha Tonit. I kisha vënë synim vetes ta ndaja nga e shoqja dhe të martohesha unë me të. Kësaj radhe nuk ia lejoja vetes të dështoja, e dëshiroja me ...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.