Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Si në përrallë

Më lindën ndjenja për një kuçedër nga ato të përrallave që kam lexuar. Në shpella të frikshme u zhyta si fëmijë kuçedrën pas duke gjurmuar. Ajo flakë lëshonte e llavë nga goja dukej që kish frikë për të dashuruar. Guximin mora dhe iu afrova kuçedrën mbajta të përqafuar. E ledhatova lehtë, në sy e pashë flaka nga goja asaj iu shua. Dy lot i rrodhën nga sytë e zjarrtë Mendoj, kuçedra... u dashurua.

Letra Dashurie!

Aurora CM E dashura ime e zemrës, të përshëndes! Të shkruaj si çdo herë, kur më mungon U ndjeva kaq i zbrazët këtë mëngjes Si një tren, që bosh ka çdo vagon Ndaj, nuk m’u durua dhe ia nisa Ca fjalë të të shkruaj, se kam mall Në vargje pasqyohet gjithë dalldisja Sa herë që s’jam me ty, kam goxha hall. Fort i dashur, edhe unë të përshëndes! Gjith ç’më ke dërguar, i kam lexuar Mos u dëshpëro, jepi vetes shpresë Një ditë patjetër, kemi për t’u bashkuar. Sa kohë që me letra do të flasim, Zjarrin s’do ta lëmë kurrë të na shuhet Vetminë edhe mallin do ta vrasim Dashuria është lojë, që dyshe luhet Unë zgjidhjen e kam gjetur kur mungon I puth yjet me radhë, natë për natë Kur qielli ngryset, trishtimi më pushton Mërzitja bëhet ankth, si ëndërr e gjatë E dashur mos harro çfarë kemi thënë Ne zemrat bashkë tash i kemi lidhur I dashur nuk harroj çfarë kemi lënë Zemrat tona askush s’ka për t’i zgjidhur Në letra dashurie ne lëmë takimet Fshehur si hajdutë a dezertorë Ndoshta kur të gjehen një ditë shkrimet Të gjithë do t’na quajnë të çmendur, dashnorë.

Romeo Gegushi

Dashuria e vërtetë nuk harrohet

Dua të dehem këtë natë, Të harroj gjithçka më mërzit. Dua të të ftoj ty prapë, Të kujtojmë çastet që jetuam të dy. Dua të endemi kuturu, E jetës t’i japim tjetër kuptim, Dua kur nga gjumi të çohem, Të jem në krahët e tu në përqafim. Dua të kujtojmë ato çaste, Kur të dy bashkë i shijuam, Ato dëfrime e çaste përvëlimi, A i mban mend ato që jetuam? Eh, moj dashuri e shkretë, Qe po djeg të vjetër e të rinj, Kuptimi yt tashmë po venitet, S‘je më ai pasion që presin të gjithë. Ne mes teje, moj dashuri, Sot ka hyrë zgjedhja e interesit, Prandaj emri yt shpejt konsumohet, E s’e ka atë shkëlqimin e mëngjesit. Vetëm një gjë dua të tregoj, Dashuria vetëm një herë jetohet, Lum ai që dashurinë e vërtetë provoi, Se ajo deri në vdekje nuk harrohet...

Luljeta Gjosha Pashollari

Udhët e zemrave

Ka udhë që kurrë s’gjejnë të mbaruar Mund t’i përshkosh pa asnjë pengesë Ato na shpjenë në kohë të shkuar Dhe ekzistojnë veç në kujtesë! Ato çdokush i vë në radhë Hyn e del sa herë do vetë E shtyn dëshira që sjell mall Tërheq e shkuara në këtë jetë! Shumë aty, zemrat harruan Kërkuan t’i marrin përsëri I morën! Një jetë të re filluan Me zemër të vjetër gjithsesi! Thonë nuk jetohet në kohë të shkuar Dhe unë e them shumë mirë e di Këshillë me vlerë në letër shkruar Por ja që mbetet teori! Të gjitha këshillat janë të mira Na bindin po, vetëm për pak Ndaj ato udhë nuk gjejnë qetësi Aty do të shkelim ne patjetër Më pas do të duam fillim të ri ‘’Fillim i ri, zemër e vjetër’’...

Pak dhe kështu

Kështu qenkemi gatuar Duam dikë të na udhëheqë Edhe zgjedhim të nxituar Një njeri si ne, për dreq... I gjejmë vend mbi kokat tona Fatin tonë e lëmë të marr Si të vësh dy degë të njoma Në trung-shprese, që është tharë. Sa të zgjuar, sa të shkathët Në gjithësi, të dytë nuk ka Këtej të majtë andej të djathtët E ndajmë botën në dy krah’... Këtej të majtë andej të djathtë Njerëz janë me të tyret hije Të ëmbël, të hidhur, kripur-athtë Të ketë menuja nga çdo shije... Ka të majtë në fshatin tonë Por xhepin ama djathtas e duan Të tuat janë tonat, thonë Të japin, kurrë nuk e provuan... Braktisini këto e ndiqni jetën Mjaft e latë më kot t’ju ikë S’mund të gjesh kurrë të vërtetën Me mashtrues në politikë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.