IP

Intervista - - PYETJE PËRPGYJIEGSJEN ËNRJGËJRITIH- -

PYETJE QË ENDE PRESIN PËRGJIGJE...

- Përse ka kaq shumë aksidente në rrugë? Është faji i kursit të makinës që zgjat vetëm 1 muaj, apo i ligjeve rrugore? Andi.

- Sigurisht që me 1 muaj kurs jo makinën nuk e mëson, por as biçikletën. Jashtë shtetit që i kanë ligjet më të forta se ne e kanë gjer në 4 muaj dhe 6 muaj kursin, kurse tek ne dalin direkt shofera dhe pastaj ndodhin aksidente me shumicë. Ligji dhe kurset janë për tokë. Bona.

- Si do të silleshit me një person që bën thashetheme për ju gjatë gjithë kohës dhe nga ana tjetër, hiqet si miku më i mirë? Lejla.

- Nëse një person do të bënte thashetheme tërë kohen për mua do ta largoja nga shoqëria ime dhe nuk do ta konsideroja më mik. Me respekt nga Xhelozja e Nardit Vl.

- Në qoftë se i dashuri do t’ju kërkonte të punonit si striptiste, ju, si do të vepronit? X vajzë studente.

- Do t’i jepja duart menjëherë sepse një person që të dashuron vërtet nuk do ta kërkonte kurrë një gjë të tillë, të shesë të dashuren e tij. Po në fakt janë shtuar shumë meshkujt interesaxhij dhe përfundojnë dhe burrë e grua me atë që e shesin. Lloj-lloj çudirash po dëgjojmë kohët e fundit; është kthyer rrota e historisë mbrapsht. Xhina.

- Cili mendoni ju është kandidati më i mirë për Kryetar Bashkie në Tiranë nga ato kandidatura që janë paraqitur gjer tani? Bashkimi.

- Vetëm doktori më duket kandidat i mirë, të tjerët për mua janë zero. Deda.

- Kush ju pëlqen më shumë emisioni “Opinion” apo “Zonë e lirë”? Dhe përse? Nardi.

- Mua më pëlqen emisioni “Zonë e lirë” dhe gjithashtu Arjan Çani me batutat e tij, është i paparë dhe e bën më interesant emisionin. Ia vlen ta ndjekësh këtë emision. Nga fansja e Arjan Çanit.

- Nëse merrni vesh që vajza juaj është lesbike, si do vepronit si prind? X Fier.

- Do t’i jepja një dru të mirë që ta marrë vesh se nuk është lesbike, por është mendja e saj e sëmurë. Aman, çfarë pyetjeje është kjo? U prish dynjaja, për Zotin. Do ta vrisja po të më dalë vajza e tillë. Zoti e ka dhënë të bashkohen sekse të kundërta jo të së njëjtës gjini. Ardjani.

- Cili ka qenë mëkati më i madh që keni bërë në dashuri? Dolce Baci

- Kur vura bast për një vajzë me një shokun tim. Basti ishte të bëja seks me këtë vajzë, ia arrita qëllimit, por ajo u lëndua kaq shumë pasi e mori vesh, saqë unë edhe sot e kësaj dite i kujtoj lotët e saj. Dhe, për më tepër, kam rënë në dashuri me të, por ajo nuk kthehet më tek unë. Nxora një mësim, të mos luaj me ndjenjat e një femre. X Tiranë.

- Nëse do ta merrnit vesh që partneri ju ka gënjyer për beqarllëkun e tij, si do të vepronit? Jam e fejuar dhe mora vesh se kishte fëmijë, por ishte i divorcuar. S.

- Do ta lija direkt dhe nuk do t’ia shihja më bojën. Sa janë shtuar moj motër monstra të tilla. Dikur shanim kosovarët për martesat e tyre me dy gra, por kanë filluar dhe këta tanët. Më mirë beqare, këtë di të them unë. Suzana.

- Si i keni marrëdhëniet me fisin tuaj, a i mbani lidhjet apo janë zbehur? Neta.

- Neta, unë marrëdhëniet me fisin tim i kam realisht të mira dhe sigurisht që mbaj lidhje ose kontakt me ta. Xhelozja e Nardit.

- Cili meriton të dënohet me varje në litar, një përdhunues apo një shpërndarës droge? Klara.

- Unë mendoj që me varje në litar të dënohen ata që përdhunojnë femrat se ata që janë përdoruesit e drogës nuk u bëjnë dëm të tjerëve, thjesht dëmtojnë ose shkatërrojnë veten e tyre. Theksoj që duhet të dënohen rëndshëm ata që përdhunojnë femrat, ky është mendimi im. Me respekt Xhelozja e Nardit.

- A keni menduar se ku do t’i kaloni pushimet e verës, brenda Shqipërisë apo jashtë saj? Xhelozja e Nardit.

- Në fakt po mendojmë ku të gjejmë një punë, se jemi t’u ngelë pa punë. Pushim kam 5 muaj që jam, nuk dua më pushime. Nori.

- Nëse i dashuri apo e dashura juaj ju tradhton, si do të reagonit? Dolce Baci

- Kemi ardhur në këtë jetë të vetëm dhe askush nuk është pronë e askujt. Ajo që dua të them është se si meshkujt, ashtu edhe femrat, tradhtojnë dhe nuk mund të kesh besim të plotë tek askush. Një tradhti e një momenti të dobët, nuk është tradhti. Tradhti është kur tjetri lidhet dhe vazhdojnë sikur nuk kanë njerëz nga pas. Besniku.

- A besoni në dashurinë me shikim të parë? Xhelozja e Nardit.

- Nuk besoj në dashurinë me shikim të parë, ajo është e rreme, është thjeshtë tërheqje fizike, jo dashuri e mirëfilltë. Elda.

- A ju ka ngelur ndonjë peng nga e kaluara? Xhelozja e Nardit.

- Më ka ngelur peng kur ish-i dashuri më tha të jetoja me të, më donte vërtet. Tani që nuk e kam më në jetën time, ia ndjej mungesën. Nuk ishte i pasur, por kishte një shpirt të pasur dhe e donte familjen. Lili.

- Cili është këngëtari apo këngëtarja juaj e preferuar? Xhelozja e Nardit.

- Më pëlqen Xhenifer Lopez, këtu nuk më pëlqen asnjë. Deni.

- A mund të na thotë dikush, çfarë bëhet me politikanët tanë se po na marrin në qafë? Edi Gjer-

mi.

- Sipas jush, pse dashuritë pasionante zgjasin shumë pak? Xhelozja e Nardit.

- Përshëndetje Elle, të falënderoj për përgjigjen që më ktheve për këtë pyetjen se pse të dashuritë pasionante zgjasin shumë pak. E bëra kot këtë pyetje se unë me këtë shokun tim që thua, domethënë me Nardin, jam e lidhur, së shpejti do të fejohemi dhe nuk më do vetëm për seks, siç thoje ti. Gjithsesi faleminderit për përgjigjen. Me respekt, Xhelozja e Nardit.

- Cili ka qenë thashethemi më i fundit që keni dëgjuar për veten tuaj dhe si keni reaguar? Xhelozja e Nardit.

- Kur kam dëgjuar se dyshonin mos jam lezbike sepse nuk jam e martuar. Çfarë nuk dëgjon nga rraca jonë, domethënë shqiptare. Nuk rrijnë dot pa bërë thashetheme dhe gjithmonë do të nxjerrin një bisht. Nuk kam reaguar fare, i kam lënë të mendojnë si të duan janë të lirë. Shikoj jetën time dhe kaq. Dhe ai që e ka nxjerrë këtë thashethem është një nga ata që nuk i eci dot me mua, ndaj e di dhe arsyen se pse e ka nxjerrë. Vesa.

- Nëse shikoni që i dashuri juaj e ka mendjen akoma tek ish- e dashura, si do të vepronit? Lola.

- Do të ndahesha me të direkt, dhe do ti thoja kur të jesh i lirë nga e kaluara, më bëj një zë gjithmonë nëse do të jem ende e lirë. Ohu, nuk dua të jem ngushëllimi i një personi që e ka zemrën te një tjetër, më duket e padrejtë. Besa.

- A keni ndonjë person të veçantë në jetën tuaj? Xhelozja e Lalit.

- Po ajo është motra ime dhe shoqet e ngushta. Nuk e di çfarë do të bëja pa to, do të ndihesha shumë keq dhe e vetmuar. Jam shumë e ndjeshme dhe nuk e mendoj dot jetën pa ato. Bora.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.