TÇJKJEA TRIN

Intervista - - PYETJE PËRPGYJIEGSJEN ËNRJGËJRITIH- -

mani.

- Në fakt, më mirë të rrimë në vendin tonë dhe të hamë bar këtu ku jemi sesa të ikim jashtë shtetit. Atje po dole do ngelesh dhe pa ngrënë bukë, nuk të qas njeri. Politikanët, kudo të shkosh, një fytyrë dhe ngjyrë kanë. Nuk kemi ç’të bëjmë. Lavdëri-

- Çfarë shijesh keni për femrat, ato të shëndoshat apo të dobëtat? Sajmiri.

- Më pëlqejnë femrat e mbushura, që kanë forma të bukura, pra, është femër me pak fjalë. Nuk më pëlqejnë fare të dobëtat, më duket sikur do më ngelen në dorë. Nardi.

- Si do të reagonit nëse motra ju lyp borxh lekë herë pas here dhe nuk i kthen asnjëherë? X vajzë.

- Nuk do t’i jepja më lekë borxh. Motër shpirt, por nuk mban më pilafi ujë, do i thoja. Sara.

- Si përpiqeni ta qetësoni të dashurin apo të dashurën tuaj kur është nervoz? Dolçe baci.

- Do ta merrja për krahu, do ta merrja me të mirë dhe nuk do t’i flisja fare për çfarë ka ndodhur. Do t’i kujtoja vetëm ndonjë gjë të bukur që e bën për të qeshur. Ela.

- Si e shihni veten tuaj pas 10 vjetësh? Dolce Baci.

- Shumë të pasur me 2 vila dhe një biznes makinash haha. Garipi.

- A mund të të bëhet njerku baba? Laura.

- Unë mendoj se njerku po të jetë person i mirë dhe i dashur, bëhet baba dhe nga më të mirët besoj. Vështirë është të bëhet kur je i rritur dhe kupton se kush është, por kur je në moshë të vogël, zakonisht, fëmija thërret njerkun baba. Studentja.

- Pyetja ime është: Kurrë nuk do të...? Vazhdimin e fjalisë plotësojeni ju. Lozonarja.

- Kurrë nuk do të prishja një familje. Mund të thoni, po sa kemi parë ne si ty që thonë këtë dhe e kanë bërë më pas? Unë atë që them e mbaj dhe do të mundohem sa të më lërë Zoti mendtë në kokë të mos bëj të kundërtën e asaj që them. Zamira.

- A ju pëlqen bota në të cilën jetoni (jo vetë jeta, as vendi në të cilin jetoni)? Nëse po, përse ju pëlqen? Nëse nuk ju pëlqen, cila është përpjekja minimale që keni bërë ju për ta ndryshuar sadopak atë? Durim Sosuri.

- Patjetër që më pëlqen kjo botë, jemi të lirë të lëvizim tashmë shumë më lehtë se dikur. Tani jemi bërë edhe ne si ata gabelët e rrugëve, që e kanë

ti.

- A ndikon bashkia te qarkullimi i autobusave ndërurbanë? Bashkia duhet t’i detyrojë të kenë më shpesh, që të mos shtypemi si sardele. Lui.

- Jetoj në periferi të Tiranës dhe linja e autobusit te vendi im është shumë e mirë. Kemi autobusa çdo 5 minuta dhe kjo të jep mundësinë të mos shtypemi si sardelet. Ndërsa qendra e Tiranës është tamam copëcopë me urbanë, rrinë autobusët dhe kur mbushen plot, vetëm atëherë nisen, kështu që në stacionet e tjera nuk mund të marrin njerëz. Këtu, vetëm Bashkia dhe shteti duhet të bëjnë patjetër diçka se jemi njerëz dhe jo mbeturina. Studentja.

- Si ju duket kur ju kërkojnë të ndryshoni si person? Do ta bënit këtë gjë? Neritani.

- Jam futur në një firmë dhe shefi im çdo ditë më kërkon të ndryshoj, akoma nuk po e kuptoj se ku e ka hallin. Sot më thotë “bëje kështu”, nesër “bëje ashtu”, kam rënë në pikë të hallit sepse nuk po e kuptoj se për çfarë ma bën këtë gjë. Mbase ngaqë dëshiron të më heqë nga puna dhe të më bëjë ta le vetë, por nuk do t’ia bëj këtë nder dhe unë atë që më thotë e bëj. Besarti

- Më mirë një zgjedhje e re apo një kthim mbrapa, si thoni ju? Jam mes dy vajzave, ish-të dashurës dhe një vajze të tashme, e cila më do shumë. Rildi.

- Po sigurisht, o shoku, që jeta ecën përpara dhe ti duhet të jesh krah për krah me jetën. Prandaj edhe zgjidh gocën që ke tani, se ajo është e ardhmja jote, të do dhe shumë. E ku ka më mirë sesa të kesh në krah një dashuri të pastër?! Ylberi.

- Unë punoj në të zezë, nuk më siguron pronari dhe është i huaj, për më tepër. Ku duhet të ankohem, pse nuk më siguron ai, pak se më jep rrogë të vogël? Samiu.

- I dashur Sami, ke të drejtë, por duhet të shkosh te Sigurimet Shoqërore, që mbase nuk janë edhe ata të korruptuar dhe të ndihmojnë. Prandaj vijnë të huajt dhe hapin biznese këtu, se japin rroga të ulëta dhe fare siguracion. Kapitalizmi është mbi të gjitha o vëllai sot. Bashkimi.

- Po në Shqipëri, nuk ka ndonjë parti tjetër përveç PD-së, që të konkurrojë me partinë që është në pushtet? Në parlament vetëm sharje dhe ofendime dëgjojmë... Agroni.

- Ka parti sa të duash, por nuk i kemi njohur akoma. Pastaj tashmë jemi mësuar me këta deputetët tanë dhe nuk na bëjnë më përshtypje. Mbase zgjohet nga gjumi kjo rinia jonë. Po të presim nga këta që janë tani, kemi marrë fund. Studentja.

- Kur dikush të ofendon familjen, duke të sharë nënë e motër, si duhet t’i përgjigjesh? Niko.

- Në radhë të parë, vetë ne nuk duhet të hapim telashe me fjalë, sepse nga fjala fillon sharja dhe sherri. Prandaj, kur nuk ngacmon tjetrin, s’ka përse të ofendojë, por tashi na rastisi të jetë tjetri budalla. Nuk merrem me budallenj, o shoku. Vagabondi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.