Jam bashkëpronare me ish-bashkëshortin

Intervista - - PYETJE -

- I nderuar avokat! Quhem Klara, 55 vjeçe, e divorcuar para 4 vjetësh. Jam bashkëpronare në një apartament 2+1 me ish-bashkëshortin tim dhe disponoj ½ e pjesës. Për këtë pronë nuk kemi kërkuar me gjyq ndarjen, pasi atje banon djali ynë i vetëm, së bashku me bashkëshorten dhe dy fëmijët, 6 dhe 2 vjeç. Unë dhe ish-bashkëshorti im jemi të ndarë në gjendjen civile nga djali ynë dhe nuk jetojmë me të në atë banesë. Këtë vit, me kursimet e mia, kam prenotuar një apartament 1+1 te një firmë ndërtimi. Pasi të mbarojë ndërtimi i pallatit, apartamentin në fjalë, kam dëshirë t’ia dhuroj një personi, ndaj të cilit ndiej se kam një detyrim të madh. Të lutem avokat, desha të di se, nga ana ligjore, a mundem të bëj këtë veprim dhe, në qoftë se nuk mundem, çfarë mënyre duhet të ndjek për t’ia arritur këtij qëllimi? Çfarë shpenzimesh më duhet të bëj për të dyja rastet, pra, në qoftë se ligjërisht mundem dhe kur më duhet të përdor ndonjë mënyrë tjetër? Me respekt, Klara Tiranë, 07.04.2015

Bulevardi “Bajram Curri”, Pll. “Aviacioni i Ri”, K. 1, Zyra no. 4. Tirane.

- Rruga e Dytë:

- Përshëndetje Klara! Ju falënderoj që keni kontaktuar me rubrikën “Ju pyesni, avokati përgjigjet”. Përsa i përket pronës së parë të cilën ju e keni krijuar në kohën kur keni qenë e martuar, kjo trajtohet si pronë e përbashkët. Për të bërë pjesëtimin e kësaj prone e cila është krijuar pas lidhjes së martesës, ka dy rrugë:

- Rruga e Parë:

Të gjeni gjuhën e përbashkët me ish-bashkëshortin dhe ta pjesëtoni këtë pronë me marrëveshje. Pasi ju keni përcaktuar pjesët, njëri nga bashkëpronarët mund ta likujdojë palën tjetër në vlerë monetare dhe tjetri të mbajë pronën, në rastin konkret, apartamentin.

Kur ju nuk gjeni gjuhën e përbashkët, për të zgjidhur mosmarrëveshjen, i drejtoheni gjykatës me kërkesë padi ku kërkoni pjesëtimin e pronës në natyrë ose kompensimin e ish-bashkëshortit dhe anasjelltas. Lidhur me pronën e dytë të cilën ju e keni blerë pas zgjidhjes së martesës, ish-bashkëshorti nuk ka asnjë të drejtë ligjore të përfitojë nga kjo pasuri. Rregullim më të detajuar jep Kodi i Familjes dhe Kodi Civil. Ju këtë pronë mund t’ia dhuroni kujtdo që keni dëshirë. Përsa i përket tarifës së dhurimit, pra e kalimit të pronësisë është 15 % e vlerës së pronës dhe shpenzimet e noterisë, pra, akti i dhurimit i cili është detyrim për t’u përpiluar nga noteri publik. Për mos të paguar detyrim, e vetmja rrugë është testamenti, por testamenti, ndryshe nga kontrata e dhurimit, mund të ndryshohet. Nuk ka rrugë tjetër për të paguar më pak detyrime ose për t’iu shmangur atyre, përveç testamentit. Për më shumë informacion, mund të kontaktoni me Studio Ligjore “Duraj”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.