Ç’kuptimkaëndrraime?

Më qëllonin me pistoletë

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kam parë në ëndërr sikur po më shtinin me pistoletë dhe më doli përpara mami, duke bërtitur: “Mos!”. Çfarë kuptimi ka kjo ëndërr, ju lutem?

- Do t’ju duhet të përballeni me një situatë për të cilën ju nevojitet të këshilloheni më parë me mamanë tuaj. Çfarëdo dyshimi apo pikëpyetjeje të keni këtë periudhë, bëni mirë të konsultoheni me mamanë. - Kur shikon në ëndërr breshkën, ç’do të thotë, ju lutem? Më e çuditshmja është se më dukej sikur breshka më përqeshte dhe kjo më ka lënë pa mend, se më dukej si ata filmat me kartona që të bëjnë të qeshësh. - Është një ëndërr interesante dhe jo më kot thonë se “ku nuk të çojnë ëndrrat”. Breshka është një simbol i mirë. Pavarësisht se ne e shikojmë si diçka që ecën ngadalë në jetë, ajo në fakt përfaqëson diturinë, pjekurinë, durimin dhe fitoren. Gjithashtu, kur ju del breshka në ëndërr, ju këshillon ta merrni më ngadalë një situatë, një marrëdhënie apo një projekt, çfarëdo qoftë. E qeshura ka si mesazh që t’i merrni më me sportivitet disa probleme në jetë. Lërini të shkojnë dhe ju ecni në punën tuaj, sepse në fund, jeni ju që do të dilni fitimtar. Për momentin, thjesht duro dhe ec pak ngadalë, ashtu si breshka.

- Në ëndërr pashë sikur isha shtrirë në mes të rrugës. Afër meje ishte një autobus dhe një shoku im. Ai më puthte dhe më thoshte: “Zemra ime”. Pastaj kaloi babai im, i dha dorën shokut tim dhe mua më mori me vete.

- Duhet të keni kujdes që të mos i besoni asnjë fjale të bukur apo lajke që do t’ju bëhet në këtë periudhë. Ëndrra është e bukur, por ndonjëherë merr komplet kuptim tjetër. Në këtë rast, shfaqja e babait në ëndërr ju vjen si këshillë. Miratojeni për mirësjellje çdo gjë që ju thonë, por mos e merrni si plotësisht të vërtetë. Ju uroj fat. - Kam parë në ëndërr xhaxhain tim që po jepte shpirt. Ishte një ëndërr shumë e trishtueshme, saqë nga tmerri që provoja, nuk qaja dot, edhe pse doja të nxirrja zërin. Jam shumë e lidhur pas xhaxhait, se babain nuk e kam. - Së pari, ëndrra tregon lidhjen tuaj të fortë me xhaxhain dhe frikën se mos e humbisni. Nuk keni pse të shqetësoheni sepse ai vetë ka jetë të gjatë. Nëse keni frikë se e humbisni nga ana shpirtërore, për shkak të një situate apo veprimi që mund të keni bërë, atë situatë mund ta rregulloni vetëm ju. Ëndrra tregon se ju po fshihni diçka që ju ka ndodhur ose që keni bërë. Duke patur frikë se mos e marrin vesh të tjerët, po përpiqeni me shpirt që ta mbani për vete. Sidomos nga xhaxhai ruheni shumë, ama kjo gjë duket sikur po ju lëndon juve më shumë. Ndoshta duhet ta bisedoni me dikë, jo me xhaxhain, por me nje shoqe apo shok tek i cili keni besim. Çfarëdo të jetë, keni nevojë ta ndani me dikë dhe të përballeni me çdo lloj gjykimi. Më mirë të çliroheni një herë e mirë sesa të ndjeni sikur po mbyteni.

- Isha në një park dhe një shoku im më tha: “Pse nuk shkojmë në gjueti?”. Ndërkohë që ishim duke folur, unë sikur mora dy plumba, një në kraharor dhe një tjetër, pas shpine. Më dërguan në spital, ku më bënë operacion dhe unë e shikoja gjithçka me vetëdije. U thoja doktorave: “Ju lutem, mos i tre- goni familjes sime sepse do të shqetësohen shumë”. Ashtu, u zgjova. Pres një përgjigje. Faleminderit. - Plumbat tregojnë se do të përballeni me një situatë ose një person. Ndiheni pak të shfrytëzuar ose të viktimizuar nga situata ose personi që keni më afër apo me të cilin keni debatuar kohët e fundit. Plumbat janë durimi që keni ju ndaj çdo gjëje. Keni marrë plagë, lëndoheni dhe përsëri duroni. Spitali tregon që ka ardhur koha të shëroni plagët tuaja dhe ta ndani çdo shqetësim me familjen. Nuk keni pse të fshiheni dhe ta mbani çdo gjë për veten tuaj, ndryshe do të lëndoheni akoma më shumë dhe do të ndiheni të vetmuar. Do ishte më mirë të kërkonit mbështetjen e familjes ose të ndonjë personi që e konsideroni shumë familjar në jetën tuaj. Ju uroj shëndet! - Një natë pashë në ëndërr një merimangë shumë të madhe në dhomën time. Doja ta mbysja, por më vinte shumë keq sepse ajo lëvizte, por nuk më bënte gjë. Thjeshtë e kisha shumë bezdi dhe thoja me vete: “Kjo nuk është shtëpia ime, nuk duhet të jem këtu”. Jam në pritje të një shpjegimi. Bona.

- Merimangat përgjithësisht përfaqësojnë intrigat, ngatërresën, kontrollin, por edhe krijimtarinë ndonjëherë, gjithmonë në varësi të ëndrrës. Në rastin tuaj, ëndrra tregon se si ndiheni ju në vendin ku jetoni. Ju duket vend me intriga dhe me shumë ngatërresa. Edhe pse është shtëpia juaj, nuk e ndjeni të tillë. Fakti që nuk e vrisni merimangën në ëndërr tregon se pavarësisht dëshirës që keni për të dalë nga ai ambient, përsëri nuk e gjeni forcën brenda vetes që të dilni. Gjithë ankthi juaj do të marrë fund kur të bëheni më e guximshme. Ju uroj guxim!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.