Cilat janë ushtrimet kardiovaskulare?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Kohët e fundit kam patur probleme me zemrën dhe më kanë sugjeruar të merrem vetëm me ushtrime kardiovaskulare. Dua të di se cilat janë këto ushtrime? Jam 35 vjeçe.

Mario instruktor: - Së pari, uroj që të jetë çdo gjë kalimtare përsa i përket shëndetit tuaj. Në lidhje me ushtrimet që kërkoni ju, ato janë dy llojesh: kardiovaskulare dhe ato me pesha. Tek ushtrimet kardiovaskulare hyn së pari ecja ose vrapi. Të dyja këto mund t’i bëni kudo në rrugë, në natyrë apo edhe në palestër. Ecjen mund ta bëni çdo ditë, ndërsa vrapin e bëni me intervale dhe me pushime, duke e rritur gradualisht shpejtësinë, aq sa e shikoni ju se nuk ndjeni rëndesë fizikisht. Ushtrim tjetër kardiovaskular është të ushtruarit e biçikletës të cilën mund ta bëni në mënyra të ndryshme, në palestër ose në natyrë. Aerobia edhe zumba hyjnë tek ushtrimet kardiovaskulare. Kuptohet, duhet t’i ushtroni gradualisht, që të mos sfro- coheni. Kërcimi, përveçse është i këndshëm, ndihmon shumë si në rregullimin e ritmit të zemrës, ashtu edhe të gjithë gjendjes fizike dhe asaj psikologjike. Të ushtruarit në step hyn tek ushtrimet kardiovaskulare, sepse është i ngjashëm me ngjitjen e shkallëve. Noti, është një ushtrim shumë i mirë për gjithë trupin. Kërcimi me litar gjithashtu hyn tek ushtrimet kardiovaskulare. Një ushtrim tjetër i cili hyn po te kardioja, është edhe boksi sepse boksi, në njëfarë mënyre është i shoqëruar me kërcim dhe shoqëruar kjo me goditjet e bëra, përbëjnë një seancë komplete kardiovaskulare.

- Edhe sikur vetëm një apo dy nga këto ushtrimet që ju përmenda më sipër të bënit gjatë gjithë javës, do të shikoni përmirësim të ritmit të zemrës. Do t’ju sugjeroja të ushtroheshit edhe pak me pesha, sepse ju japin fuqi fizike dhe energji për t’i bërë ushtrimet sa më mirë dhe më lehtë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.