A shërohet ndonjëherë psoriaza?

Intervista - - PYETJE PËRGJIGJE PËR GJITHÇKA -

- Përshëndetje, doktoreshë Albana! Jam 30 vjeçe dhe vuaj nga psoriaza që prej 5 vjetësh. Gjendja ime me lëkurën ndryshon gjithmonë. Jam vizituar në mjekë të ndryshëm dhe kam mjaft njohuri për psoriazën, por e kam humbur shpresën për t’u shëruar. Kam përdorur vetëm kremra për lëkurë, pa recetë nga mjeku. Ju lutem, më thoni, çfarë të bëj? Faleminderit.

Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe: - E nderuar 3 0 vjeçare, psoriaza është një sëmundje autoimune kronike e lëkurës që karakterizohet nga krijimi i vatrave të skuqura të ngritura mbi sipërfaqen e lëkurës, të cilat mbushen nga skuama për shkak të shumëzimit të tepërt të qelizave epiteliale.

Në forma të lehta, psoriaza mund të lokalizohet në bërryla dhe gjunjë, kurse në format e mesme mund të përfshijë sipër- faqe më të mëdha, si: barkun, shpinën, ekstremitet e sipërme ose të poshtme, kokën etj.

- Psoriasis është sëmundje kronike me periudha acarimi dhe përmirësimi. Kjo sëmundje acarohet në dimër dhe përmirësohet në verë. Rrezatimi ultraviolet ndihmon në përmirësimin e sëmundjes.

Për këtë arsye rekomandohet plazhi gjatë periudhës së verës ( jo në orët e rrezatimit të fortë diellor). Stresi dhe infeksionet e grykëve janë faktorë që e acarojnë psoriazën, ndaj duhet të evitohen këta faktorë. Mjekimi jepet në varësi të gradës së shfaqjes. Në format e lehta, mjafton vetëm mjekimi lokal me kortizon, vitaminë D., retinoidë, keratolitikë, për eleminimin e koreve dhe të vatrave të kuqe. Në format e shprehura, krahas mjekimit lokal, përdoret edhe terapia sistemike që jepet nga mjeku dermatolog. Hidratimi i vazhdueshëm i lëkurës është i nevojshëm.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.