Fjalëkryq, lojra, zbavitje

Intervista - - ZBAVITJE -

Biznesmenët

Na ishin dy biznesmenë; njëri japonez e tjetri gjerman. I thotë japonezi gjermanit:

- Ne japonezët kemi shpikur telin më të hollë në botë!

- Ou?! - hidhet gjermani. - Sille te ne t’i bëjmë një vrimë!

Receta e shëndetit

të mirë

Një gazetar shkon në një vend mes alpesh, për të bërë një shkrim mbi njerëzit e atij vendi, që thuhet se jetojnë më shumë se 100 vjet. Në rrugë, takon një plak plot rudha, që mezi i tërheq këmbët, i shoqëruar nga dy gra shumë më të reja se ai. Gazetari e pyet:

- A mund të më tregoni recetën tuaj të shëndetit të mirë?

- Po, sigurisht. Gjysëm litri verë në mëngjes, pastaj bëj dashuri, ha drekën, bëj prapë dashuri, në darkë shqepem duke ngrënë në restorant dhe e kaloj gjithë natën duke pirë...

- Uau! Dhe deri në çfarë moshe keni arritur falë kësaj recete?

- Tridhjetë! Përse?

Pyetja

- Çfarë është një plazh nudistësh?

- Vendi ku mund të ecësh për orë të tëra, pa parë as edhe një fytyrë!

Në shkollë

Mësuesja: - Beni, më thuaj një fjalë që fillon me h… Beni: - Sot! Mësuesja: - Çfarë thua kështu mor djalë?

Beni: - Po, mësuese, se sot është e hënë!

Profesori i paturp

Një profesor kënaqej shumë kur vinte në siklet studentet e tij, ndaj në njërën nga orët e mësimit, i drejtohet një studenteje bukuroshe dhe e pyet:

- Çfarë është një gjë që ti e ke, kurse unë jo... Ti e përdor mirë, kurse unë jo... Ti merr kënaqësi prej saj, kurse unë jo...

- Truri, profesor!

Peliçja

Beni e shikon të ëmën që futet në shtëpi veshur me një peliçe dhelpre dhe i drejtohet:

- Mami, ç’qenka kjo që ke blerë? Vetëm që ti të veshësh këtë peliçe, e ke menduar se sa ka vuajtur e gjora kafshë?!

Mami e qëllon me shpullë dhe i bërtet: - Beni! Si guxon të flasësh kështu për babain tënd?!

Këshillë

Kurrë mos u fut në debat me një idiot. Në fillim, ai të ul në nivelin e tij dhe pastaj, të mund me eksperiencë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.