Ish-burri deshi të më vidhte pronat e prindërve

Intervista - - FAQE 1 -

E nderuar redaksi e gazetës! Po ju drejtohem juve me shpresen se këtë pjesë të trishtë të jetës sime do ta lexojnë edhe meshkujt dhe të venë mend e të mos sillen me gratë e tyre ashtu siç u soll ish-burri im.

Kam lindur në Tiranë para viteve ’90. Jam rritur në rrugicat e lagjes sime duke luajtur me top llastiku e me kukulla lecke, ashtu si gjithë fëmijët e tjerë. Megjithatë, kam patur fëmijëri të lumtur. Prindërit e mi punonin. Mamaja ishte mësuese, kurse babai ishte kapter.

Babai ishte tirans dhe ne kishim shtëpi private. Oborri im ishte i mbushur me pemë; portokalle, mandarina, kumbulla e shumë të tjera. Ishte mrekulli të rrije në dritaren e shtëpisë sime në të gjitha stinët e vitit. Në pranverë pemët ishin të mbushura me lule, në verë e vjeshtë piqeshin frutat. Në dimër kishim portokalle e mandarina, ndërsa shumica e qytetarëve të tjerë i merrnin me racion e u duhej të rrinin në radhë për to.

Shtëpia jonë ishte goxha e madhe. Gjyshi kishte vdekur para se të lindja unë, ndërsa gjyshja më rriti mua, më bëri katër vjeçe dhe ndërroi jetë pas një sëmundjeje të mushkërive.

Më pas shkova në kopësht e shkollë me fëmijët e tjerë të lagjes. Isha e vetmja ndër fëmijët e lagjes që kisha dhomën time të gjumit (ishte ish-dhoma e gjyshes), kisha dhe mobilje dhe veç të tjerave, edhe sëndukun e saj. Edhe sot, kur e kujtoj, më vjen në hundë aroma e rrobave të gjyshes kur hapej sënduku. Babi im ishte fëmijë i vetëm dhe po ashtu edhe unë.

Kështu, unë u rrita e shkova në shkollë dhe dola sh- këlqyeshëm jo vetëm se kisha përkujdesjen e mamasë sime që ishte mësuese, por edhe sepse i kisha pasion librat.

Ndonjëherë e mbaj mend të më shanin fëmijët “Mimoza llastica” si në film, kur u thoja që nuk do të dilja të luaja sepse do të lexoja. Kur arrita në klasën shtatë e të tetë, diferenca ime jo vetëm në nota, por edhe në njohuri të përgjithshme ishte shumë e dukshme me fëmijët e komshinjve, kështu që ma hoqën nofkën që më kishin vënë. Edhe në shkollë të mesme kam shkëlqyer në të gjitha lëndët. Sigurisht që më shumë më pëlqente letërsia. Kisha lexuar romane pa fund. Çdo gjë që më binte në dorë e përthithja menjëherë. Konkurrova në Fakultetin e Filologjisë dhe fitova në degën e Gjuhë-Letërsisë. Prindërit e mi nuk ishin dakord me zgjedhjen time. Më thoshin që duhej të studioja në degët e shkencave ekzakte sepse edhe në matematikë e kimi kam qenë shumë e mirë, por mua ma kishin prishur mendjen letërsia franceze e angleze. Duke lexuar shumë romane, më dukej se edhe jeta është si në roman, por në fakt ndodh krejt e kundërta.

Në fakultet, sërish vazhdova të lexoja e të isha studente e mirë dhe e rregullt, por ndryshova shoqërinë dhe, me rritjen, si çdo vajzë tjetër, edhe unë fillova të kërkoja dashurinë e pastër e të kulluar, siç e kisha lexuar në libra.

Dhe dashuria nuk vonoi të vinte. Në fund të vitit të dytë një shoqja ime e kursit më prezantoi me kushëririn e saj që po mbaronte Inxhinieri Ndërtimi. Ishte djalë i pashëm dhe shumë inteligjent. Kishte edhe humor dhe ishte kënaqësi të rrije pranë tij. Pas disa takimesh me të, më hyri në zemër. Në pushimet e asaj vere ai erdhi nga qyteti i tij (sepse është nga një qytet jugor) për të më takuar mua katër herë.

Sigurisht që e vlerësova faktin që vinte për mua. Me shoqërinë e miqësitë e mia fillova të interesohesha se ku mund të gjente punë sepse ai e mbaroi shkollën. Më në fund, një e njohura jonë na tregoi për një firmë private që kërkonte një inxhinier dhe ai filloi punë. Meqenëse filloi punë, ai më tha se tashmë duhej të bënim një zgjedhje: Të martoheshim ose të ndaheshim. Ai tashmë ishte i zoti të mbante familjen sepse kishte një rrogë kurse shtëpinë mund ta blinim avash-avash. Të paktën, kështu më tha mua se ai, në fakt, i kishte bërë mirë planet.

Kur unë fillova vitin e tretë të fakultetit ne vendosëm të fejoheshim. Pas fejesës fillova të njihja edhe pjesën tjetër të famil- jes së tij. Kishte pesë motra dhe dy vëllezër. Motra e tij e madhe ishte e martuar me një dembel dhe e gjithë familja përpiqej ta ndihmonte, ndërsa motrat e tjera ishin beqare. Vëllai i tij u martua dhe mori gruan e iku në Greqi, ndërsa vëllai i tij i vogël pati fatin e keq të pësonte një aksident dhe vdiq shumë i ri. Vdekja e tij e afroi më shumë të fejuarin tim me prindërit e me familjarët. Ai jetonte në shtëpinë time në Tiranë se unë isha vajzë e vetme dhe prindërit e mi nuk e patën problem që ta fusnin në shtëpi, kështu që ai gjysmën e rrogës e çonte të prindërit dhe gjysmën e sillte në shtëpi. Sa për fillim, edhe unë isha dakord, sepse ata kushtet i kishin shumë të vështira, por shtëpia nuk mbahet me miell hua. Nuk mjaftoi vetëm pjesa e rrogës, por motrat e tij filluan ...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.