CILËT NUK INTERVISTUAM DOT KËTË JAVË?

Intervista - - AKTUALITET - Nga Artan KRISTO

EDI RAMA

Përsëri këtë javë Edi Rama shkëlqeu në Paskuqan. Themi pa ironi “shkëlqeu”, sepse e drejtoi vërtet shumë bukur ceremoninë e dorëzimit të tapive, aq bukur sa asnjë nga drejtuesit televizivë shqiptarë nuk ia kalon. Ka shumë talent në gjetjen e batutave, natyrshmërinë e gjithçka tjetër që i duhet një drejtuesi spektaklesh në televizion. Por, nuk mund të rrinim pa e pyetur zotin kryeministër: Mirë herën e parë që u shpërndanë tapitë ai mori pjesë dhe ua dha në dorë njerëzve, por kështu do të vazhdojë ai sa herë do jepen tapi?! Mos do të ishte më mirë që kjo të bëhej pa bujë, por duke ua çuar tapitë me postë njerëzve nëpër shtëpira, siç do të bëhej në çdo vend europian? Mirë që organizohen shfaqje të tilla, se në Shqipëri jemi, po pse duhet të jetë patjetër dhe vazhdimisht i pranishëm kryeminsitri në një ceremoni kaq teknike sa shpërndarja e tapive? Nuk ka punë tjetër ai? Kaq

BUJAR NISHANI

shumë kohë të lirë ka? Nëse po, nuk mundet që gjatë kësaj kohe të vrasë mendjen, apo të flasë me këshilltarët e tij ekonomikë e socialë për të gjetur një zgjidhje për ekonominë e këtij vendi, për të rritur mirëqenien e shqiptarëve? Se, ata nuk kanë nevojë të dëgjojnë vetëm batuta e të qeshin me shakatë e kryeministrit, por në radhë të parë kanë nevojë për bukë e për punë... Dakord, ai është i talentuar, i zoti për të drejtuar spektakle, por në radhë të parë është kryeministër që e merr rrogën nga taksat e popullit. Dhe, populli nuk paguan as që ai të bëjë propagandë e as për të bërë gallatë me fshatarët...

Na bëri shumë përshtypje një fakt që kishte lidhje me Presidentin Nishani gjatë vizitës së Presidentit turk Rexhep Erdogan. E vutë re se në konferencën e shtypit, mes tij dhe zotit Erdogan, ishte... Skënderbeu? Po, po, busti i madh i Skënderbeut që ndante zotin Nishani nga mysafiri turk. Ishte rastësi, provokacion për të prishur vizitën, apo ishte vënë me qëllim për t’i treguar presidentit turk se, ti vërtet na quan vëllezër, por ne kemi luftuar me njëritjetrin! Ç’do të na thoshte presidenti Nishani për këtë?

ROMANA VLAHUTIN

Nuk e intervistuam dot këtë javë as zonjën Romana Vlahutin, ambasadoren e BEsë në Tiranë. Ju, të dashur lexues, që ndiqni lajmet politike, e kuptoni se pse deshëm ta takonim zonjën Vlahutin. Ajo kishte premtuar se në datën 13 maj do të fliste më konkretisht për problemin e futjes në politikë të njerëzve që kanë pasur probleme me ligjin, pra, e thënë troç, do të shpallte publikisht emrat e atyre kandidatëvë për kryetarë bashkie që janë të inkriminuar, me precedentë penalë, apo të dyshuar si të përfshirë në veprimtari kriminale. Por data 13, kur mbaroi edhe afati i regjistrimit të kandidatëve në KQZ kaloi dhe zonjës Vlahutin

ERION VELIAJ

nuk iu dëgjua zëri. Ne, deshëm ta pyesnim zonjën Vlahutin: Mos vallë u pastruan listat dhe këtë herë kemi vetëm kandidatë të kulluar e të pastër si qelibari? Apo të inkriminuarit ishin aq shumë sa, po të hiqeshin të gjithë, do të dështonin zgjedhjet?

ILIR META

Me Kryetarin e Kuvendit dhe të LSI-së, Ilir Meta, këtë javë deshëm të bënim një intervistë për xhinset. Jo për xhinset dhe modën e tyre në përgjithësi, por për ata kuponët 5 mijë lekësh me stemën e LSI- së që qarkullonin nëpër rrjetet sociale, me anë të të cilëve mund të blije deri në 5 mijë lekë pantallona xhins. Berisha e quajti këtë si formë të blerjes së votave, por ne nuk do merremi me këtë se na bëri përshtypje tjetër gjë. Në zgjedhjet e kaluara u tha se në Lezhë LSI kishte dhuruar I-phone që kushtonin nga 400-500 euro secili, ndërsa në këto zgjedhje jep kupona për xhinse që me shumicë nuk blihen as 5 euro. Ka rënë vallë vlera e votës, është shtuar varfëria, apo LSI-së i kanë mbaruar paratë? Për këtë deshëm ta pyesnim zotin Meta.

RECEP TAYIP ERDOGAN

Pa dyshim, ngjarja politike më e diskutuar e javës ishte vizita e presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan. Deshëm ta pyesnim zotin Erdogan për shumë gjëra, por nuk mundëm. Së pari, deshëm ta pyesnim për momentin e përlotjes së tij në Prezë. Është e vërtetë se ai u prek shumë, aq sa lotoi, sepse shumë vite më parë ai është arrestuar si islamist pikërisht se ka recituar këtë poezi? Është e vërtetë se ajo poezi flet për xhihadin, luftën e shenjtë mes të krishterëve dhe myslimanëve? Me ç‘të drejtë ai kërkoi që shteti shqiptar të mbyllë shkollat e armikut të tij Gylen? Si mund të japë urdhër ose të kërkojë ai që të luftojmë opozitën e tij? Cila e drejtë ndërkombëtare ia lejon këtë? Apo kjo është e drejta që ia japin “mexhidet” e falura për xhaminë e parlamentit? Nëse ata janë terroristë, a nuk duhet të bëjë një kërkesë për këtë prokuroria dhe gjykata turke? Apo Sulltani nuk pyet për gjykata e prokurori?!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.