Noizyn duan ta hedhin nga skena

Intervista - - JAVA VIP -

Është për t’u çuditur dhe për të qeshur njëkohësisht kur sheh një nga skenat që vetë reperi Noizy ka publikuar me video në faqen e tij personale në Instagram. Në njërin prej koncerteve më të fundit, ai është përballur me dashurinë “e tepruar” të fansave të tij, të cilët për një moment sa nuk e kanë tërhequr drejt vetes, duke e detyruar këngëtarin të hidhej nga skena. Në video është fiksuar një moment kur Noizy i përshëndet ata duke u dhënë dorën dhe ata e tërheqin atë, duke krijuar një skenë paksa qesharake teksa sheh Noizyn që mundohet të tërhiqet në krah të kundërt. Tashmë ai është një prej reperave më të pëlqyer dhe me të tilla verprime besojmë është përballur edhe herë të tjera, megjithatë janë pikërisht fansat ata që e mbështesin pa fund dhe që ia kanë kthyer çdo këngë në hit, ndaj Noizy, herë tjetër, kur të jetë në koncertin e radhës, nuk do të bënte keq të merrte masa dhe të plotësonte dëshirën e tyre për t’u hedhur nga skena në publik, aty ku nuk i dihet çfarë mund të ndodhë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.