Sabina Dana bëhet nënë

Intervista - - JAVA VIP -

Muajt e fundit kanë qenë të mbarë edhe për mëmësinë... Këtë herë, personazhi i njohur që e ka provuar këtë ndjenjë është këngëtarja Sabina Dana, tashmë Sabina Dana Cane, pasi është ligjërisht e martuar. Edhe pse nuk ka publikuar ende asnjë foto të vajzës së saj Dahlin, Sabina nuk ka ngurruar të postojë foto ku është e rrethuar me tufa lulesh dhe të shprehë për fansat e saj, emocionet që për të janë të reja dhe të panjohura, por shumë të veçanta. Në një tjetër foto bashkëshorti i saj Enea, duket shumë i lumtur duke i bërë shëtitjen e parë me kar- rocë vajzës së tyre, ndërkohë që i shpreh publikisht Sabinës gjithë dashurinë dhe mirënjohjen për dhuratën e bukur që i ka bërë, vajzën e tyre Dahlin. Pas lindjes së vajzës, prioriteti i Sabinës është dashuria për vajzën dhe bashkëshortin e saj, por shumë shpejt ajo do t’i rikthehet muzikës, këtë herë edhe më e rritur artistikisht, me disa projekte që premton se do të jenë suprizë në kuptimin e plotë të fjalës. Ne i urojmë jetë të gjatë vajzës dhe gjithçka të bukur në jetë, por edhe në profesion, mamit të saj!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.