Ja, çfarë do të veshë Elhaida Dani në Eurovizion

Intervista - - JAVA VIP -

Është ndër të paktat raste kur kënga shqiptare përfaqësuese në Eurovizion komentohet mjaft pozitivisht që në fillim edhe nga vetë ne shqiptarët. U kuptua që po flasim për këngëtaren që do të na përfaqësojë këtë vit, Elhaida Dani. Kënga është zbuluar, është vlerësuar, por mbetet ende enigmë veshja që ka zgjedhur këngëtarja për natën e festivalit. Ne kemi mësuar se veshja i është besuar stilistit të mirënjohur kosovar, Valdrin Sahiti, i cili së fundi ka bashkëpunuar ngushtë edhe me këngëtaren Elvana Gjata. Vetë stilisti kosovar, ka postuar një video të punimit të veshjeve të përfaqësueses së Shqipërisë në Eurovizion. Nga ajo që shihet në video, bëhet fjalë për kostum me xhaketë e pantallona dhe një fustan të gjatë bust. Ngjyrat e copave të përdorura janë vjollcë, e verdhë dhe e zezë. Për ta parë veshjen “të ndërtuar” në trupin e Elhaidës duhet të presim natën e festivalit. Deri atëherë, i urojmë asaj suksese dhe një përfaqësim sa më dinjitoz të Shqipërisë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.