Monserrati bën aksident me makinë

Intervista - - TELENOVELA -

Ndërkohë që Ezekieli është duke mbajtur një fjalim, Akrepi e qëllon me armë nga larg. Monserrati është duke i dhënë makinës dhe duke dëgjuar muzikë, kur shikon në pasqyrë Hoze Luisin të ulur në sediljen e pasme, që i thotë se ajo këngë i kujton Monserratin. Hutimi e bën atë të bëjë një aksident me makinë dhe të mbetet pa nd- jenja e përplasur pas timonit. Nga ana e saj, Maria përpiqet sërish që të joshë Alehandron, në pishinë, pasi ka vënë paruken e saj bjonde.

Pedro ka shkuar në shtëpinë e Karlotës, të cilën e mban nën kërcënimin e një arme dhe i thotë se burri i saj është një kriminel dhe një trafikant droge, ashti siç është edhe ai vetë. Medina i kërkon Ezekielit të zgjedhë mes dashurisë së jetës dhe atij. Ezekieli ulet në gjunjë, i kërkon të falur Karlotës dhe del nga dhoma, ndërkohë që ajo i bërtet të mos e braktisë.

Akrepi i thotë Marias se nëse ndonjëherë zbulon se ajo është përpjekur t’ia hedhë, pas gjithë atyre që ai ka bërë për të, atëhere ka për ta vrarë. Pedro Medina i thotë Marias se nëse ai nuk do të mbetet i gjallë, atëherë është detyra e saj që ta vrasë Rozarion. Ai vazhdon ta mbajë Rozarion të mbyllur në një dhomë...

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.