Skllavet e seksit në ministritë tona

Intervista - - LETERSI -

Një roman për realitetin e ditëve të sotme të Tiranës, që kuadrohet te marrëdhënia mes pushtetit, parasë dhe femrës. Dashnoret e burrave që zotërojnë pushtet dhe pará - kurtizanet e kohëve moderne, të bukura si kurtizanet e dikurshme, ndonëse pa shkëlqimin e tyre.

- Çfarë trajton romani juaj i fundit, me titull “Trupi im më përket mua”, që ka dalë në qarkullim këto ditë? Bëhet fjalë për një histori reale, apo për një realitet të pasqyruar përmes një historie?

Romani ka në qendër të tij realitetin e ditëve të sotme të Tiranës, që kuadrohet te marrëdhënia mes pushtetit, parasë dhe femrës. Në këtë roman himnizohet femra e virtytshme, dashuria, pasioni, por edhe stigmatizohet njeriu që ka pushtet e pará dhe që e sheh femrën vetëm si trup, si objekt kënaqësie, si skllave seksi, si lodër erotike. Personazhi kryesor mashkull është një njeri me një post të lartë në një ministri. Dikur një njeri fare i zakonshëm, pa ndonjë aftësi të veçantë, i shpërfillur, tani që i është ngjitur si kulpër pushtetit dhe ka bërë pará të madhe, shijon një jetë luksoze. Dhe realiteti na tregon se ka plot të tjerë si ai, shumica prej tyre krejt anonimë në të shkuarën jo të largët, që kanë ngjitur shkallët e karrierës, disa prej tyre në mënyrë krejt të befasishme, si nëpër ëndrra. Janë ngjitur lart, disa syresh shumë lart, kanë siguruar poste pushteti dhe pará, shumë pará. Ata mbahen me të madhe, u duket vetja VIP, njerëz të rëndësishëm dhe me vlera. Ata mendojnë se tashmë i takojnë një rangu të lartë, gjallojnë në katet e larta të shoqërisë. Janë futur në atë që u pëlqen ta quajnë shtresa elitë. Ata, për ironi të fatit, e besojnë realisht këtë gjë! Por, sikurse thoshte teologu dhe filozofi gjerman Albert Shvaixer,

- Një nga personazhet, Denisa, që është sekretarja dhe dashnorja e shefit, njeri me post të rëndësishëm në ministri, thotë: “Sot njerëzit i zgjidhin problemet vetëm përmes dy rrugëve: ose përmes pushtetit, ose përmes parasë. Aq më mirë për ata që i kanë mundësitë me të dyja rrugët së bashku. Bosi i ka të dyja këto…”.

Janë fjalë të thëna me pastërti dhe çiltërsi nga një femër që pasqyron atë realitet të pistë dhe të degraduar moral e shpirtëror që ekziston në shoqërinë tonë, sidomos në “katet” e saj të larta. Bile, sa më lart të ngjiten njerëzit, aq më i madh është degradimi moral dhe shpirtëror, pasi vetë jeta tregon se në Shqipëri ata që kanë pushtetin dhe paranë zotërojnë të tillë fuqi sa mendojnë se kanë të drejtë të vendosin edhe për fatet e njerëzve të thjeshtë, për jetët e tyre personale, për dëshirat, pasionet dhe ëndrrat e tyre. Vetë Denisa është një shembull bindës për këtë. Ajo është bërë sekretarja e njeriut me post të rëndësishëm në ministri, pasi më parë ka shitur trupin e saj në këmbim të parave, është bërë më pas skllavja e tij e seksit dhe vetëm kur ka dhënë prova të kësaj “besnikërie” – që në fakt është një varësi e plotë ndaj mashkullit që fuqinë e vet e mat me pushtetin dhe paranë – ajo ka fituar statusin e dyfishtë: edhe dashnore, edhe sekretare e shefit.

Betimi dhe përbetimi i saj për të fituar këtë status, në roman shprehet me fjalët e saj:

Ajo është “dashnorja e parë” e shefit; diçka e ngjashme me violinën e parë në një orkestër me shumë violina. Se, meshkuj të tillë ndeshen përditë me femra që synojnë t’u aviten burrave të fuqishëm më pushtet dhe pará, si rrugën më të lehtë për të siguruar privilegje. Le të flasim hapur, ta shohim realitetin drejt e në sy dhe të mos fshihemi pas gishtit. Si Denisa, Laura, Klaudia etj., që shfaqen në faqet e romanit, ka plot femra në realitetin tonë që pushtetin e një burri e shohin si një afrodiziak që u zgjon interesin, u përndez dëshirat, i bën t’u aviten në mënyrë sa më lajkatare burrave të tillë, të cilët edhe në paraqitjen e jashtme duken kështu më joshës. Gjithnjë të kollarisur, të veshur me kostume të shtrenjta, me këmisha me jaka të bardha dhe me kravata firmato, me këpucë që shkëlqejnë, gjithnjë duke hipur dhe duke zbritur nga makina luksoze, me një pamje hijerëndë, në sytë e shumë femrave burra të tillë shndërrohen në ikona që adhurohen. Jo për mençurinë dhe kulturën e tyre, pasi shumica e këtyre njerëzve, edhe pse janë në rangje të larta, janë të rëndomtë, të pakulturuar, meskinë, njerëz të vegjël në shpirt. Ata adhurohen nga femrat për pushtetin dhe për paratë që zotërojnë, një adhurim që bëhet akoma më i madh duke llogaritur avantazhet e shumta që ka lidhja intime me burra të kësaj kategorie: dreka dhe darka në shoqëri të lartë, udhëtime jashtë vendit, pará, dhurata të shtrenjta, sigurim i një pune të mirë. Punë zyre, sigurisht.

Denisa, si dhe dashnoret e burrave që zotërojnë pushtet dhe pará, janë kurtizanet e kohëve moderne, të bukura si kurtizanet e dikurshme, ndonëse pa shkëlqimin e tyre. Të gjithë nën zë flasin për këtë realitet në Shqipëri. E dini si më thanë dy persona që e kanë lexuar romanin, por që nuk njihen fare mes tyre? Të dy më thanë pak a shumë kështu: “Kemi edhe ne, në punën tonë, një sekretaredashnore si “Denisa”, si dhe një shef-bos si “Alberti”.

- Një tjetër personazh, Laura, në një nga mbrëmjet e qejfeve të shfrenuara që organizohen në grup, i thotë një vajze të re: “

Alberti i romanit (që është tipiku për shumicën e atyre njerëzve që në Shqipëri i janë ngjitur si kulpër pushtetit dhe parasë, duke i mbrojtur ato dhe, njëkohësisht, duke qenë të mbrojtur prej tyre), fuqinë e personalitetit të tij, më shumë se kudo gjetkë, e ndjen te triumfi dhe zotërimi i trupit të femrës. Edhe pse ëndërron dhe përfytyron shumë, ai nuk është një dashnor i ëndrrave. Ëndrra për të është trupi i femrës, lakuriqësia e saj. Jo shpirti, jo bukuria dhe fisnikëria e femrës. Ai dehet prej mishit, jo prej shpirtit. Ai ngacmohet, eksitohet shumë prej klithmave epshore të femrës, jo prej fjalëve të saj. Ai mrekullohet prej pulsimeve të trupit të femrës, të shkaktuara prej epshit dhe jo prej rrahjeve të zemrës së saj. Ai marroset të prekë çdo cep të bukurisë së trupit të femrës, por është thuajse indiferent për hapësirat e brendshme të shpirtit që fshihet nën atë trup… E çuditshme me njeriun! Sa më shumë zbret te kënaqësitë vulgare, te qejfet e shfrenuara dhe orgjitë, sa më shumë zhytet te misteret e mishit dhe te labirinthet e epshit, aq më shumë i duket se ngjitet lart, në qiellin plot yje vezulluese të erosit të pafre, të pakufizuar.

- Ky personazhi i romanit, një politikan dhe biznesmen që tipizon ata njerëz që kanë pushtet dhe pará, duke u bërë gjahtarë të pamëshirshëm seksi, është një Kazanova i mjediseve elitare të Tiranës?

Ai nuk është një Kazanova, ndonëse është një gjahtar seksi si ai. Kazanova ishte një vjedhës pasionant i zemrave të grave dhe vajzave, një dashnor i zjarrtë, kurse Alberti i romanit, që tipizon njeriun me pushtet dhe pará, nuk e ka fituar asnjëherë zemrën e një femre, edhe pse ka shkuar në shtrat me dhjetëra femra. Por, as nuk ka dashuruar ndonjërën prej tyre, nuk ka provuar atë lartësim hyjnor që të krijon shpirti i dashuruar. Ka aq shumë pará sa nuk kursen për makina të shtrenjta, për shtëpi të shtrenjta, për rroba të shtrenjta, për udhëtime në vende të ndryshme të botës, por sa i takon fushës së ndjenjave, duket se tek ai gjithçka ndodh me një regjim të rreptë kursimi ndjenjash dhe pasionesh. I mungon shpirti, ai shpirt që drithërohet nga dashuria e vërtetë, e bukur dhe e thellë për femrën. Alberti, jo vetëm tani, por edhe në rininë e vet, nuk kishte lidhje me thellësitë e shpirtit. Femrave u jep dhurata të ndryshme, bizhuteri të shtrenjta, por aspak ndjenja dhe pasione që lidhen me ndjenjat. - Pse? - Nuk jep, pasi nuk ka të tilla. Si mund të japë njeriu diçka që nuk e ka? Kazanovës i pëlqente të ishte në dorën e lojës, t’i dorëzohej asaj, rreziqeve, kurtheve dhe në ndonjë rast edhe fataliteteve që krijonte loja, të endej si i dalldisur në baticat dhe zbaticat e ndjenjave dhe pasioneve, kurse Alberti, përkundrazi, nuk i dorëzohet asnjëherë lojës, por gjithnjë kërkon ta zotërojë dhe kontrollojë atë. Nëse për Kazanovën femra ishte qëllimi i parë dhe i fundit i ekzistencës së tij në tokë, duke e bërë kështu një hamshor të vërtetë dhe të pangopur erotik, për Albertin femra është si një koktejl që përmbush dy qëllimet dhe kënaqësitë e tij të mëdha: push- teti dhe paraja. Me këto të dyja, me pushtetin dhe me paranë, Alberti sillet dhe i zotëron si një hamshor, madje shumë më tepër edhe se me vetë femrën.

Ndoshta vetëm në një pikë ai ishte i ngjashëm me Kazanovën: është i pandjeshëm ndaj të tjerëve, ndaj dhimbjeve dhe shqetësimeve të tyre…

- Pandjeshmëria e njeriut të veshur me pushtet dhe pará, shkon deri atje sa të ngrejë kurthe dhe intriga ndaj një femre të virtytshme, siç është Edlira, vetëm pse ajo nuk e jep trupin e saj në këmbim të një favori që do t’i bënte politikani i pushtetshëm...

- Ky është realiteti i dhimbshëm në Shqipëri. Politikanë dhe biznesmenë, që zotërojnë pushtet dhe pará, janë aq të paskrupullt, sa mendojnë se janë të përligjur në çdo veprim që bëjnë, qoftë edhe të pamoralshëm apo kriminal. Njerëzve të ndershëm dhe të virtytshëm në këtë realitetin tonë të dhimbshëm u mbyllen dyert, u përplasen dhunshëm në fytyrë. Duket sikur sipër këtyre dyerve të mbyllura të shtetit është shkruar me shkronja të mëdha, aq sa t’i lexojnë të gjithë lehtësisht edhe nga një distancë e largët, pa qenë nevoja që të afrohen dhe të shqyejnë sytë, siç ndodh zakonisht me shkrimet mbi dyert e zyrave: Madje, sipër disa dyerve të mbyllura të zyrave të shtetit, duket sikur është shkruar me shkronja akoma më të mëdha dhe me ngjyrë akoma më të fortë se ato të tjerat:

Mbi çdo derë, poshtë këtij shënimi, me shkronja më të vogla, por qartësisht të lexueshme, duket sikur shkruhet:

Edlira e bukur, e mençur, e virtytshme dhe fisnike është një nga ata të shumtët që nuk plotësojnë asnjë nga këto “kushtet” specifike…

Eh, në kohën që po jetojmë, guri është më i ngrohtë dhe më i butë se zemrat e disa njerëzve!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.