“Qejfet” e çuditshme të natyrës...

Intervista - - ENCIKLOPEDI -

Keni dëgjuar ndonjëherë për rrufenë jeshile, pluhurin e diamantit apo ylberin e zjarrtë? Në fakt, këto fenomene të çuditshme natyrore nuk janë edhe kaq të rralla dhe, në shumicën e rasteve, janë magjepsëse...

1. Re nate me dritë

Ato krijohen lart në atmosferë, kur avujt e ujit dhe pluhuri vijnë në kontakt me temperatura shumë të ulëta. Janë të dukshme kur dielli është ulur në horizont.

2. Ylberi i zjarrtë

Ky fenomen fantastik vihet re kur dielli ndodhet mjaft lart në qiell. Rrezet e dritës përshkojnë kristalet e ngrira me formë gjashtëkëndore në atmosferë, të cilat veprojnë si prizma dhe rezultati i thyerjes është mbresëlënës: Ngjyrat blu, jeshile, të kuqe dhe të verdha mbushin qiellin, sidomos gjatë muajve të nxehtë të verës.

3. Kurora e dritës

Unaza e dritës që shumë herë krijohet rrotull diellit, njihet me emrin “kurora e dritës”. Ky është një fenomen natyror që haset shpesh dhe që shkaktohet nga kristalet e ngrirë në shtresat e larta të atmosferës. Kurora të tilla mund të vihen re edhe rrotull Hënës ose trupave qiellore të tjerë të ndritshëm, si Afërdita.

4. Erërat zbritëse

Këto janë erëra të fuqishme që transferojnë shtre- sa ajri me densitet të lartë nga lartësitë në afërsi të tokës (për shembull, nga majat e maleve në lugina). Në përgjithësi, bëhet fjalë për erëra mjaft të ftohta, por temperatura e tyre varet nga ajo e zonës nga “burojnë” dhe nga hapësira që përshkojnë.

5. Virga: Retë që prekin tokën

Në thelb bëhet fjalë për “bishtin” e reve, fjolla të holla që duket se marrin rrugën për nga toka, por avullojnë para se të arrijnë tek ajo. Ky është një fenomen shumë i bukur, që mund të haset në shkretëtirë, por edhe në zonat me temperaturë mesatare.

6. Pluhuri i diamantit

Pluhuri prej diamanti ësh- të një fenomen meteorologjik që shkaktohet kur retë e mbushura me kristale akulli bien dalëngadalë nga atmosfera. Ndodh zakonisht kur temperatura bie nën zero.

7. Shtyllat e diellit

Ato janë të dukshme gjatë lindjes apo perëndimit të diellit dhe zakonisht, formohen kur rrezet e tij të ndritshme pasqyrohen në kristalet e akullit që krijohen në shtresa të ndryshme të atmosferës. Një gjë e ngjashme mund të vihet re edhe me dritën e hënës.

8. Aurora boreale

Është një nga fenomenet natyrorë më të bukur. Kur grimcat e ngarkuara të rrezeve kozmike, erës diellore dhe plazmës magnetike (kryesisht elektronet dhe protonet) zbresin dhe të hyjnë në atmosferë, krijohen kombinime drite shumëngjyrëshe në ajër që përbëjnë një pamje të mrekullueshme.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.