Poezia juaj...

Intervista - - POSTA -

Ditët shkuan, por malli jo Koha vrapon si e marrë Në të shkuarën ne mbetëm Pas lamë dashurinë e vrarë. Bëjmë sikur jemi harruar Veç një shkëndijë mjafton të ndizet Zemrat ende s’janë shëruar Ajo dashuri prapë mund të ngjizet. Kot nuk thonë, plagët mos i luaj. Ndjenjat më mirë të flenë gjumë Ta lëmë kohën të bëjë punën e saj E mos prit më kthim nga unë.

Aida Previzi Do të mjaftojë një bisht duhani Një taketuke mbushur me hi E kur të shihesh pas atij xhami Do të mendosh për mua ti Do të mjaftojë një filxhan kafe Ashtu me llumë dhe i palarë Pas çdo kafeje shkëmbenim llafe Ziheshim, thoshe: “Ik, o i marrë!” Do të mjaftojë një këngë e bukur Që unë gjithnjë mbaja në buzë Aty pranë sobës do të rrish strukur Kujtimet do t’i bësh tërkuzë Do të mjaftojë një gotë rakie Që të kujtosh surratin tim E pija fshehur, por ti s’e dije Gjersa më pe në një varrim Do të kujtosh sa herë në vjeshtë Kur gjethet bien si me të shkundur Do t’fërkosh sytë edhe veshët Do të thuash: “Nuk është e mundur” Do të mjaftojë një lule maji Të kujtosh ditën kur të takova Mbi prag do t’mbytesh ti nga vaji Do përshpërisësh: “Desh të harrova”.

Romeo Gegushi

Ndjej zemren që më rreh vetëm për ty...

Perëndoi edhe dielli i kësaj dite, Shëtisja, por s’e dija se ku... Ashtu e veshur me fustan të kuq, Ti më thoshe “eja këtu!”... Ecja e ecja e nuk të gjeja dot, Kudo ku shkoja me ndiqnin sytë e tu, Ecja në këtë tokë të thatë, Ti më thoshe prapë, “eja këtu!”... E veshur me fustan mëndafshi, E nuk dija as vetë ku shkoja ashtu. Më pëshpërisje së bashku me erën, Prapë me thoshe, “eja këtu!”... Flladi i ngrohtë i dashurisë tënde, Më djeg e më vret me ngadalësi. Po të kërkoj me kujtesën e shpresës, Prit dhe pak, se pranë teje po vij! Rend e rend, ja dielli perëndoi, Dhe lodhje nuk po ndjej kurrsesi. Ndjej shpirtin që po më përvëlohet, Ndjej zemrën që më rreh vetëm për ty...

Luljeta Gjosha Pashollari

Krizë dashurie...

BlediYlli As ti... Nuk e ndihmon dot jetën time Të fillojë nga e para! Më shikon në sy Dhe e ndjen që jam verbuar Nga errësira e djallit të bardhë! Të tremb... të dhemb tmerrësisht unë, Të tremb, largësia ime, Sa edhe gjumi i natës nuk të zë Përtypen e përtypen mendimet e tua! Ato shkojnë e vijnë, Si një krizë e fortë Që një herë të le, e një herë të zë.

Maria Arapi (Zefi)

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.