Ku të bëj denoncim online?

Intervista - - PYETJE PËRJIGJE PËR GJITHCKA -

- Jam një studente që jetoj jashtë Shqipërisë, por kam prindërit në Shqipëri. Ka ndodhur një abuzim ekonomik në llogarinë e prindërve të mi pensionistë. Dua të di, ku bëhet denoncimi në polici? Më kanë thënë që bëhen edhe denoncime online. Ju lutem, më tregoni procedurën se si duhet të veproj? Faleminderit.

- E nderuar studente mund të futeni në këtë link në internet: vvvvvv. asp. gov. al/ denonco_ kk dhe aty policia online ju shpjegon se si funksionojnë të dyja portalet që do t’ju shfaqen, të cilat janë “Raportim” dhe Informacion”.

Nëse ju apo çdo qytetar tjetër, që është viktimë e veprimeve korruptive dhe abuzive nga zyrtarë të administratës publike, viktimë e krimit kompjuterik apo dëshmitar gjatë kryerjes së veprimeve të paligjshme dhe kërkon të kontaktojë Policinë e Shtetit, për vazhdimin e procedurave të kallëzimit penal, duhet të plotësojë modulin “Raportim”, në të cilin është i detyrueshëm plotësimi i të

-

dhënave personale si: emër, mbiemër, adresa, numri i telefonit apo adresa e postës elektronike. Në çdo rast, qytetari do të kontaktohet nga punonjësit e policisë, të ngarkuar me ndjekjen e rastit, për vazhdimin e veprimeve përkatëse. Ndërkohë, nëse dëshironi të ngeleni anonim, por keni dijeni për veprime korruptive apo për kryerjen e një krimi kompjuterik, mund të përdorni modulin “Informacion”, në të cilin nuk është e detyrueshme dhënia e informacioneve mbi të dhënat personale.

Më vjen keq që keni rënë pre e një mashtrimi elektronik. Ju dhe gjithë të tjerët duhet të tregohen të kujdessshëm lidhur me përdorimin e komunikimit elektronik gjatë kryerjes së transaksioneve financiare, pasi mund të bien pre e mashtrimeve, nga persona të dyshuar, të cilët kanë si synim përfitimin e shumave monetare. Veçanërisht duhet:

Të tregoheni të kujdesshëm në verifikimin e adresave të postës elektronike, me të cilën kryhet komunikimi për arsye se mjafton ndryshimi i një karakteri të vetëm të emërtimit të postës elektronike dhe komunikimi të kryhet me një përdorues tjetër ( autori i mashtrimit).

Të përdorni postë elektronike të sigurtë, duke shmangur sa më shumë postën publike.

Të vendosni masa sigurie të forta për aksesimin e postës elektronike e lidhur me pajisje kompjuterike, të cilat të jenë me antiviruse, antispam etj.

Përveç kontakteve elektronike midis dërguesit dhe marrësit, vendosni edhe kontakte të tjera, të cilat duhen përdorur me detyrim në momentin e kryerjes së transaksionit.

Verifikoni faqen elektronike ku jepet malli apo shërbimi, pasi mund të jetë mashtruese.

Denonconi apo raportoni çdo rast në adresën elektronike që ju dhamë më sipër. Uroj t’ju kemi ndihmuar sadopak. Faleminderit.

Valbona Vukulaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.