A mund të bëjmë master në Itali?

Intervista - - PYETJE PËRJIGJE PËR GJITHCKA -

- Përshëndetje Beskida, jemi dy shoqe dhe kemi dy pyetje për ty: Unë jam Arta dhe dua të studioj në Itali për master. Kam lexuar në gazetën “Intervista” në një nga shkrimet tuaja që kërkohet edhe diploma e gjimnazit origjinale ose kopje e noterizuar. Problemi është se unë e kam noterizuar këtë diplomë para tre vitesh, pasi doja të aplikoja në atë kohë për bachelor, pra, cikli i parë 3 vjeçar në Itali, ndërsa diplomën origjinale të shkollës së mesme e kam në universitetin ku po studioj tani, pasi jam në vit të tretë dhe sekretarja nuk ma jep, përveçse nëse do të çregjistrohem. Ju lutem, më thoni nëse mund të përdor këtë kopje të noterizuar para 3 vitesh?

- Përshëndetje nga unë, Xhesika. Unë jam interesuar përsëri për programin në sekretari dhe te zëvendës- dekania dhe më kanë thënë që nuk lejohet ta marr pa mbaruar edhe vitin e tretë të universitetit. Si i bëhet për fazën e parë? Theksoj që kam vërtetimin që jam studente dhe listën e notave (të vitit të parë, të dytë dhe 5 lëndë nga viti i tretë). A mund të më digjet viti nga vonesa e dokumenteve? A mund të bëj dokumente të tjera ndërkohë? Faleminderit.

- Përshëndetje Arta! Mund ta përdorësh edhe atë kopje të noterizuar para 3 vitesh, pavarësisht se disa nga noteret deklarojnë që duhet bërë noterizimi çdo 3 muaj. Por, kini parasysh që kjo nuk vlen për dokumente të tjera, si për shembull (po marrim një shembull hipotetik), për dëshminë e penalitetit, pasi 3 muaj më parë mund të ishe i padënuar dhe sot je dënuar. Pra, mos u shqetëso, por përdore atë kopje të noterizuar që e ke rezervë në shtëpi, veçse vulat e Drejtorisë Arsimore, të Ministrisë së Arsimit dhe të Ministrisë së Jashtme merri edhe një herë nga fillimi.

- Përshëndetje Xhesika! Atëherë, prit të mbarosh shkollën, bëje kërkesën menjëherë për programin e detajuar të lëndëve dhe në qoftë se na premton koha për nxjerrjen e këtij programi dhe përkthimin, më pas e dorëzojmë në fazën e parë, deri më 10 korrik. Në qoftë se nuk na premton koha, e dorëzojmë në fazën e dytë, deri me datë 31 korrik 2015. Ti vazhdo ndërkohë me përgatitjen e dokumenteve të tjera. Viti nuk të digjet sepse kemi kohë të mjaftueshme për t’i dorëzuar në datat e caktuara.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.