Më kanë dalë njolla e strija

Intervista - - PYETJE PËRJIGJE PËR GJITHCKA -

- Jam Albana dhe kam probleme me lëkurën. P a s lindjes më është bërë shumë e thatë dh e vazhdimisht më dalin disa njolla të imëta në ngjyrë të kuqërremtë të lehtë, që pas disa ditëve bëhen ngjyrë kafe. Po kështu, më janë krijuar shumë strija edhe te barku. A mund të rregullohet kjo gjë dhe si të veproj? Jam 27 vjeçe dhe dua të di, a jam ende në kohë për ta rregulluar këtë pjesë të barkut se tani vjen vera dhe më vjen turp të dal në plazh? Faleminderit.

Dr. Albana Lufi, mjeke – dermatologe: - Përshëndetje! Përdorimi i kremrave për hidratimin e lëkurës do ta reduktonte tharjen e saj. Kremi duhet të përdoret rregullisht. Njollat që ju janë shfaqur në lëkurë ndoshta kanë të bëjnë me pitiriasis vesi- color ose infeksionin mykotik sipërfaqësor në lëkurë. Duhet të drejtoheni te mjeku dermatolog për të marrë mjekimin e duhur pas vendosjes së diagnozës prej tij. Strijat janë një shqetësim që vjen si pasojë e këputjes së fijeve të kolagjenit që ndodhet në dermë. Derma ose shtresa e mesme e lëkurës është bërë nga fijet kolagjene dhe fijet elastike. Fijet kolagjene, në periudha të ndryshme të jetës, zgjaten më tepër sesa fijet elastike dhe këputen. Si pasojë e këputjes së këtyre fijeve, ndodh ajo që quhet çarje e lëkurës ose strijat. Në fillim, ato janë me ngjyrë të kuqërremtë, pastaj me kalimin e kohës bëhen të bardha. Strijat shfaqen në pjesë të ndryshme të trupit, kryesisht në ato pjesë të trupit të cilat shëndoshen më shumë.

- Zonat ku shfaqen më shumë janë zona e gjoksit, e barkut, zona e vitheve, apo zona e kofshëve. Nuk ekziston asnjë lloj kremi që të parandalojë shfaqjen e strijave jo vetëm në moshën e pubertetit, por edhe te gratë shtatzëna. Trajtimi i strijave nuk është i lehtë për t’u bërë dhe sigurisht që kremrat nuk i eliminojnë ato. Kremi mund të ndihmojë që ngjyra e strijës të përmirësohet. Në ditët e sotme, ka edhe procedura të tjera të avancuara që japin rezultat, por nuk i shërojnë 100 %. Procedurat më efektive në trajtimin e strijave janë: lazeri i fraksionuar, dermapeni dhe pilingu kimik. Dermapeni është një sistem terapie me mikrogjilpëra që shpon lëkurën në mënyrë vertikale duke shkaktuar stimulimin natyral të kolagjenit dhe elastinës, me dëmtime minimale në lëkurë dhe pa efekte anësore. Nevojiten disa seanca me interval dy javor nga njëra-tjetra për të marrë efektin e dëshiruar. Si lazeri i fraksionuar, ashtu edhe dermapeni janë procedura që aplikohen prej vitesh edhe në vendin tonë dhe rezultatet e tyre në trajtimin e strijave, janë të kënaqshme.

Valbona VUKULAJ

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.