Më dhemb stomaku nga stresi

Intervista - - PYETJE PËRJIGJE PËR GJITHCKA -

- Jam një vajzë 35 vjeçe, që në këtë periudhë kam herë pas here dhimbje stomaku. Kur u vizitova, analizat më dolën mirë dhe më thanë që e kisha gjithçka nga stresi. Më përzihet dhe më vjen ta nxjerr ushqimin që sapo kam ngrënë, për shembull, në drekë. Ju, si doktoreshë, çfarë më thoni? Kam marrë disa qetësues për stomakun, por pa asnjë rezultat. Dr. Valdete Malaj, gastro-hepatologe: - E nderuar 35 vjeçare, stresi është një faktor shumë i fortë që ndikon në sëmundjet gastrike. Ka raste që nga stresi i fortë të jenë krijuar edhe ulçera të stomakut. Nuk do t’ju këshilloja të merrni qetësues pa rekomandimin e mjekut. Ju duhet të merrni ndonjë ilaç që e mbron stomakun, por gjithmonë në konsultë me specialistin gastro-enterolog, pasi kjo gjë është e domosdoshme. Ju uroj shërim të shpejtë!

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.