UrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrimeUrime

Intervista - - SPECIALE -

Nga unë, Flamur Bërdëllima, urime për ju...

- Ndofta nuk e ke vënë re, i dashur Burhan Demneri, se më ke hyrë fort në zemër. Të të them plak... Gjynah! Se, ti që bëre fizkulturë që nga koha e Tahsim Harxhit, dukesh ende si djalë i ri, edhe pse po afron të 70-tat. Pa le, informacioni që ke! Më vjen kaq mirë që kemi kaq të njohur të përbashkët sidomos nga bota e sportit. Të uroj gjithë të mirat, i dashur koleg i fizkulturës!

- Edhe kur kam mundësi të shkruaj gjatë, e kam të pamundur të rrok shpirtin tënd, jo më në pak radhë, i dashur miku im Flamur Shehu. Po, të kam pranë përditë e përditë me këngët e tua. Ndërkohë një gjë e di: Pasioni aq i kristaltë për këngën të ka çuar në limitet e pafundësisë së saj. Të përqafoj fort, miku im dhe ta dish që më bëhet e bukur ajo ditë kur të të takoj tek ajo kafja në rrugën që të çon te Garda. Urime.

- 38 vjet pasi ka lënë sportin, sportisti më i madh i të gjithë kohërave Agim Fagu, bën çdo ditë e çdo ditë vrap. Kaq tërësisht të ka “zaptuar” ky lloj të menduari dhe të vepruari, sa je kthyer në frymezim edhe për qindra të tjerë. Të përqafoj fort miku im dhe ta dish, se të dua, në mos njësoj, më shumë se shoku im i klasës, Profesor Përparim Kabo! Urime Gim Fagu.

- Besoj se të gjithë njerëzit, kanë vuajtje në ëndrra, por ne të prostatës, mendoj se kemi vuajtje faustiane, gjatë gjumit, që ndërpritet çdo orë nga dhimbja pickuese. Çfarë ekstaze mendimesh duroj derisa vjen i bekuari agim, kur i lëshohem magjisë së lëvizjes gjimnastikore. Bekuar, qofsh o Zot, që bashkë me agimin, na kthen dimensionin e dashurisë për jetën! Amen.

- Dëshira e madhe që ka njeriu për të folur me atë që ia ka ënda, më bën të ndihem i sikletosur kur andej nga liqeni, nuk takoj studenten e inx- hinierisë Alketa Belbën. Kjo gocë tiranse, që bën të ndizen dhjetëra vështrime (djemsh dhe vajzash), me ato sytë krejtësisht unikë, të butë deri në pafajësi. Thonë që sytë janë ambasadori i shpirtit. Epo, pashë alamet ambasadorësh, e dashur Alketa. Urime!

- Ka njerëz në jetën time që i ka pllakosur harresa. Vite, dekada pa i parë dhe nuk më bën përshtypje. Po për Zot, Ilir Mataj, nuk hyn te këta. Njeriu ndihet mirë pranë teje. Dhe këtë nuk e them vetëm unë. Pyet Genc Matajn, Faruk Kaben, Spartak Boçin e plot të tjerë. Kur punon me ndershmëri, i ke lënë vend vetes, thotë fjala. Të përqafoj fort, miku im Ilir Mataj, ish-ministër, tani specialist i shkëlqyer i transportit shqiptar.

- Po të më pyesësh mua, ti i dashur Doktor i shkencave Nazif Tivari, hyn tek ata njerëzit e shenjuar nga Zoti, për të bërë vetëm mirë në këtë botë. Këtë e kam të stërprovuar. Po këto radhë, i kam për një urim për bashkëshorten tënde, Shpresën, bijen e të madhit Adem Abka, që ka bërë një koronare. Uroj ta kalojë me kollajllëk, si thotë populli. Të fala edhe punëtorëve të “Moxarelës” së famshme që ti drejton, i dashur Nazif.

- Ata që më njohin prej vitesh, e dinë se librat janë në njëfarë mënyre jeta ime. Por... ka libra e libra. Kështu, më ra në dorë libri “Nijazi Lleshi, një jetë e tërë me sakrifica për sportin”, ku basketbollisti i shquar tregon jetën e tij. Libri është realizuar në bashkëpunim me Sadetin Limanin. Unë që e njoh kaq mirë Mjeshtrin e Madh, them nga zemra: jetë të gjatë, i dashur profesori im kaq fisnik. Jeta, shëndeti, është mbi të gjitha, i shtrenjti miku im. Urime.

- Prej kohësh kam vënë re se mikun tim Besnik Bare dhe të njohuren time Eglantina Gjermeni i bashkon (krejt rastësisht) një tipar. Ai i njeriut që flet pak dhe punon shumë. Kjo veti kaq e kërkuar, sidomos sot, është një domethënie, një dëshirë e shumë njerëzve që presin nga politika. Shpërfaqja e kësaj vetie, tipari them se është e nevojshme të shpallet, si model, që njerëzit e duan fort, njerëzit e pafund të halleve të mëdha. Ndaj, si Besnikun, si Eglantinën, si qytetar dhe gazetar, i uroj nga zemra që të mbeten përherë të tillë.

- Nganjëherë vuaj fort që të bëj ndonjë anologji për ty, miku im i shtrenjtë Adrian Civici: Analogji me një anije që lundron në ujëra të dallgëzuara, të pafund. Një anije ku ka edhe fusha pingpongu, po nuk është ky thelbi! Ajo (jeta jote, pra) është e “dënuar” të çojë nga bregu në breg dashurinë për jetën dhe njeriun, “mallra” shumë të vyer, që janë prezent fort, edhe kur kanë sipër “ambalazhin” e teoremave, kurbave statistikore, parashikimeve për inflacionin, etj. Që të mos “i bie nga Kina”, kam fat që të kam mik, i dashur President i UET-së. Përqafoj fort Enion! Të mira paç kurdoherë!

- I vetmi inat që kam me vete, është: Si nuk të kam njohur më parë, e dashur Keti Bazhdari?! Kur të pashë të lexoje fjalën prezantuese për kryetare bashkie në Shkodër, thashë me vete: “Shih, ç‘vajza ka Shkodra!”, Shkodra, që vuan aq shumë, sidomos nga varfëria. Fjala jote ishte si një brerore profecie, si një ogur. Të uroj fort nga zemra, njeri i mrekullueshëm Keti Bazhdari.

Një përshëndetje bëj për të gjithë autorët që janë pjesë e rubrikës “Poezia juaj” duke filluar me Bledi, Yllin, Ylli Jahaj, Ollga farmacisten, Alban Arapin, Anglenina Ndojin etj. Ju uroj fundjave të këndshme dhe komplimente për poezitë tuaja. I keni shumë të bukura. Suksese. Me respekt, lexuesja e rregullt e gazetës “Intervista”, Dora Vl.

Përshëndes zemrën time Nardin qe e dua shumë. I them që je jeta ime dhe të adhuroj pa fund o lali. Të puth fort, shpirti im. Nga Xhelozja jote.

Pershendes Flutren Kj., Floren Kj., Anen Kj., vëllain e gz. Arturin e Kafazit, Xhelatinen Vl., Nardin, Dr. Aniten Tr. Renisa Berishen dhe Tanin. Nga Xhelozja e Lalit

Pershëndes Tan bo zilen qe e kam xhan. Nga Dolce Baci.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania

© PressReader. All rights reserved.